Bekteshi tregon se kur do të hapen restorantet e dasmave!

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në Click Plus, duke komentuar lehtësimin e masave anti-Covid, ka treguar edhe kur pritet hapja e restoranteve të dasmave, transmeton TV21.

Kjo sipas tij, do të ndodh në fund të muajit maj, ose fillimi i muajit qershor.

“Me siguri që edhe restorantet e dasmave apo restorantet që organizojnë ahengje të ndryshme, diku rreth fundit të këtij muaji (maj), apo fillimit të muajit të ardhshëm (qershor) të mund të fillojnë me punë. Me siguri, në bazë të protokolleve të cilat do t’i përgatitin edhe ekspertët e fushës”, tha Bekteshi./ora24.tv StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...