Belgu i zhdukur në rajonin e Strugës akoma nuk është gjetur

Në MPB është raportuar se Mark Joris është zhdukur, dhe sipas raportimit, ai kishte planifikuar një rrugë për ngjitje në zonën Ohër – Strugë (Vevçan) – Dibër – komuna e Mavrovës dhe Rostushës dhe në veri drejt Shqipërisë.
Ministria e Punëve të Brendshme apelon tek qytetarët që nëse kanë ndonjë informacion për Mark Joris (72), shtetas belg, i cili më 18 shtator 2024 nga Interpoli i Brukselit dhe ambasada e Belgjikës është raportuar si i zhdukur, të raportojnë në stacionin më të afërt të policisë ose në numrin e telefonit 112.


Në MPB është raportuar se Mark Joris është zhdukur, dhe sipas raportimit, ai kishte planifikuar një rrugë për ngjitje në zonën Ohër – Strugë (Vevçan) – Dibër – komuna e Mavrovës dhe Rostushës dhe në veri drejt Shqipërisë.

Me ndihmën e një droni është kryer kërkim dhe vëzhgim i terrenit, por personi nuk është gjetur, dhe janë ndërmarrë një sërë masash dhe aktivitetesh të tjera për gjetjen e tij, informuan nga MPB-ja.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...