Beran Aliji, me origjinë nga Gostivari, i dyshuari kryesor për sulmet e planifikuara në Vjenë

I dyshuari kryesor për sulmet terroriste që supozohej të ndodhnin në koncertet e yllit të popit amerikan Taylor Swift pranoi se kishte planifikuar krimin, njoftuan sot autoritetet austriake.

19-vjeçari i cili u arrestua dje në Ternitz, siç u raportua më herët, është shtetas i Austrisë, me origjinë nga Maqedonia e Veriut.
Ai quhet Beran Aliji, i lindur në Austri, por me origjinë nga Gostivari, mëson “360 stepeni”.
Beran Aliji, me origjinë nga Gostivari, i dyshuari kryesor për sulmet e planifikuara në Vjenë
Beran Aliji, me origjinë nga Gostivari, i dyshuari kryesor për sulmet e planifikuara në Vjenë
Ndryshimi i fundit 14:46 8 Gusht, 2024
I dyshuari kryesor për sulmet terroriste që supozohej të ndodhnin në koncertet e yllit të popit amerikan Taylor Swift pranoi se kishte planifikuar krimin, njoftuan sot autoritetet austriake.

19-vjeçari i cili u arrestua dje në Ternitz, siç u raportua më herët, është shtetas i Austrisë, me origjinë nga Maqedonia e Veriut.
Ai quhet Beran Aliji, i lindur në Austri, por me origjinë nga Gostivari, mëson “360 stepeni”.


“360 stepeni” njofton se informacionin e ka verifikuar nga tre burime të pavarura, të cilët kanë akses në dokumente konfidenciale.

Përveç tij janë arrestuar edhe dy persona të tjerë, njëri 17-vjeçar dhe tjetri 15-vjeçar.

Siç shpjegoi drejtori i përgjithshëm austriak i Sigurisë Publike Franz Ruf në konferencën e sotme për shtyp, së bashku me ministrin e Brendshëm Gerhard Karner dhe drejtorin e Drejtorisë së Sigurisë Shtetërore dhe Inteligjencës Omar Haijawi-Pirchner, i dyshuari i parë synonte të kryente sulmin me eksploziv, por dhe duke përdorur armë të ftohta.

Sipas Drejtorit të Përgjithshëm të Sigurisë Publike, i dyshuari 19-vjeçar u largua nga puna më 25 korrik duke thënë se kishte plane të mëdha. Ai ndryshoi pamjen e tij dhe ia përshtati rregullave të Shtetit Islamik.

Sipas drejtorit të Administratës për Siguri Shtetërore dhe Inteligjencë, informacioni për planet e të dyshuarit të parë, një 19-vjeçar nga Maqedonia e Veriut, ka ardhur nga një shërbim sekret i huaj.StrugaLajm

Ai shprehu hapur dhe qartë pikëpamjet e tij për “Shtetin Islamik” dhe se ndiqte dhe përcillte përmbajtje në lidhje me organizatën terroriste.

Ndërsa 17-vjeçari i arrestuar, sipas autoriteteve austriake, ai ishte punësuar në një kompani në stadiumin Ernst Happel, ku do të mbaheshin koncertet e yllit të estradës amerikane. Ai u mbrojt duke heshtur për akuzat për përfshirje në planifikimin e sulmit terrorist.

Kompania ku ai ishte i punësuar duhej të kryente shërbimet në stadium sonte, kur ishte caktuar koncerti i parë nga tre koncertet e Taylor Swift. Tek ai u gjetën materiale të shumta nga “Shteti Islamik” dhe Al-Kaeda.

Dje është ndaluar edhe një person i tretë 15 vjeç, i cili ka deklaruar se i dyshuari kryesor është informuar rregullisht për teknologjinë e eksplozivëve.

Dje gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit të parë janë konfiskuar lëndë kimike, si dhe janë pastruar shtëpitë aty pranë për shkak të frikës nga prania e sasive të mëdha të eksplozivit.

In : Aktuale

Loading...
loading...