Bëri për spital mjekun, dorëzohet 24-vjeçari: S’më shërbeu, ishte i dehur!


Eduard Lleshi, 24-vjeçari që ‘masakroi” me grushte mjekun Zef Doda paraditen e sotme në spitalin e Lezhës është dorëzuar në mbrëmje në polici.

I riu ka dëshmuar para Uniformave Blu duke sqaruar se e rrahu mjekun, pasi ky i fundit nuk i shërbeu.

“Debatova me të dhe e kam qëlluar me grushte. Nuk po me shërbente, ishte në gjendje të dehur”, ka thënë 24-vjeçari.StrugaLajm

Mjeku ka marrë fraktura në kokë dhe në trup, ndërsa pas ndihmës së parë në spitalin e Lezhës, është dërguar për mjekim të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë.

In : Rajoni

Loading...
loading...