Eduard Lleshi, 24-vjeçari që ‘masakroi” me grushte mjekun Zef Doda paraditen e sotme në spitalin e Lezhës është dorëzuar në mbrëmje në polici.
I riu ka dëshmuar para Uniformave Blu duke sqaruar se e rrahu mjekun, pasi ky i fundit nuk i shërbeu.
“Debatova me të dhe e kam qëlluar me grushte. Nuk po me shërbente, ishte në gjendje të dehur”, ka thënë 24-vjeçari.
Mjeku ka marrë fraktura në kokë dhe në trup, ndërsa pas ndihmës së parë në spitalin e Lezhës, është dërguar për mjekim të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë.