Besa, ASH dhe deputetët e pavarur demantojnë se e kanë inçizuar fshehtas Zaevin

Deputetët e pavarur nga VMRO-DPMNE e demantojnë liderin e LSDM-së Zoran Zaev se “bomba” të cilën e publikoi Antonio Milloshoski është inçizuar nga ndonjëri prej tyre dhe i është dhënë deputetit Milloshoski. Se ndonjëri prej tyre ka inçizuar dhe se kanë spiunuar demantojnë edhe nga Lëvizja Besa, derisa Aleanca për Shqiptarët thonë se nuk duan fare të flasin për këtë sepse nuk kanë asnjë lidhje me bombat, transmeton Zhurnal.

Zaev dje potencoi se audio inçizimi është autentik dhe tha se me siguri bëhet fjalë për ndonjë nga takimet ku ai ka biseduar me grupën e pavarur apo me partitë shqiptare për ligjin për Prokurori Publike.

“Nuk bëhet fjalë për takim ku deputetët nga grupa e pavarur kanë qenë prezent. Nuk është e saktë se dikush nga ne e ka inçizuar bisedën dhe i’a ka dhënë Milloshoskit”, ka deklaruar Nola Ismajloska Starova për Plusinfo.

Nga Aleanca për Shqiptarët thonë se nuk shohin arsye të jenë të involvuar në luftën politike mes VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së, andaj nuk komentojnë.

“Nuk komentojmë sepse në deklaratë Zaev nuk e apostrofon Aleancën për Shqiptarët”, thonë nga atje.

Fadil Zendeli nga Lëvizja Besa është kategorik se askush nga partia e tyre nuk e ka inçizuar bisedën.StrugaLajm

“Absolutisht jo. Askush nga Besa nuk meret me inçizime jolegale dhe dorëzimin e inçizimeve të tilla. Nuk meremi me këso punë. Personalisht unë kam qenë në negociatat me Zaev për Prokurorinë Publike. Atje ku unë kam qenë prezent as rastësisht nuk mund të ndodhë një gjë e tillë”, është decid Zendeli.

Zaev dhe në intervistë për Pres 24 thotë se pas inçizimeve të publikuara ka komentuar vendimin e Gjykatës Supreme për mos veprim për lëndët e PSP-së pas qershorit të 2017tës, gjendje me të cilën bienin lëndët nëse nuk votohej ligji për Prokurori Publike. Ai shton se inçizimet me siguri kanë dalë nga dikush nga mbledhjet në suaza të negociatave që udhëhiqeshin me grupën e deputetëve që u përjashtuan nga VMRO-DPMNE.

“Bisedën dikush nga atyre që ishin prezent e ka inçizuar derisa është biseduar për arsyet dhe nevojën pse duhet të silletligji për Prokurori Publike. Këto me siguri janë biseda nga takimet që udhëhiqeshin me përfaqësues të partive nga pushteti dhe opozita nga blloku shqiptar, kur sqaroheshim pse është aq me rëndësi sjellja e këtij ligji”, ka deklaruar Zaev.

In : Aktuale

Loading...
loading...