Besa e Strugës:Po shantazhohen nxenesit dhe prinderit ne shkollen e Struges shkak vizita e Kovaceskit dhe Shaqirit

Lëvizja Besa Strugë reagon ashpër ndaj këtyre shantazheve që po u bëhen prindërve dhe aq më tepër fëmijëve të padjallëzuar të qytetit të Strugës.

Forma të këtilla të deklarimeve kanë qenë pjesë e politikave diktatoriale dhe shantazhuese të shoqërive totalitare për ti trembur dhe më pas për ti sunduar popujt me dekada të tëra. Të njëjtën gjë e keni bërë

edhe ju këto njëzet e dy vjet me rradhë.

Z. kryeministër Kovaçevski dhe aq më tepër

z. ministër Shaqiri ,ju keni shumë punë më të mençura për ti rregulluar në fushën e arsimit dhe shkencës; siguroni libra për nxënësit e të gjitha niveleve të arsimit,mundësouani nxënësve shqiptarë të Çashkës dhe të shumë komunave tjera që të mësojnë në gjuhën e tyre amtare të garantuar me kushtetutë,siguroni ambiente më të mira për mbarëvajtjen e procesit mësimor dhe hiqni dorë nga politikat kadrovike klientelisteStrugaLajm

Hiqni dorë nga politikat e deklarimit,të shantazhimit dhe kërcënimit që i keni aplikuar këtu e 22 vjet me rradhë ndaj shqiptarëve në RMV se dita e ndëshkimit po afron ,ajo është jo më larg se 4 muaj dhe atëherë do ta merni përgjigjen e merituar nga po ky popull që nuk latë asgjë pa i bërë vetëm e vetëm për ta detyruar që ti braktisë vatrat e veta stërgjyshore.

In : Aktuale

Loading...
loading...