BESA (Krahu i Shkupit) sot mban Kongresin, ja pritjet

Lëvizja BESA – krahu që udhëhiqet me u.d kryetar Nexhbedin Kahremanin sot do të mbajë Kongresin e parë ku do të zgjedhë strukturat partiake dhe kryetarin e partisë. Orhan Murtezani nga Lëvizja BESA thotë se organet kompetente të partisë kanë bërë të gjitha përgatitjet për kongresin.

“Në këtë periudhë Komisioni për përgatitjen e kongresit është marrë me ristrukturimin e nëndegëve dhe degëve dhe përgatitjen e kongresit. Gjatë procesit të ristrukturimit janë rithemeluar ose rizgjedhur mbi 200 nëndegë dhe 28 degë në nivel republikan dhe nesër më datë 18 shkur Lëvizja BESA do të mbajë kongresin e parë të saj ku mbi 500 delegatë do ta zgjedhin kryetarin e ri të partisë dhe Këshillin Qendror të partisë”, theksoi për Shenja, Murtezani.

Në lidhje me kandidaturat për kryetar të partisë, Murtezani thotë se ende nuk ka asgjë konkrete dhe se janë marrë vesh që ata të deponohen nesër para delegatëve në Kongres.StrugaLajm

Kongresi i parë i Lëvizjes BESA do të mbahet në Pallatin e Kulturës në Tetovë. Nga partia njoftojnë se punimet do të fillojnë në orën 11:00, ndërsa pjsesa protokollare do të zgjasë deri në orën 12:00. Nga ana tjetër, krahu i udhëhequr nga Bilall Kasami dhe që pretendon se zyrtarisht ai është bartës i kësaj partie, kongresin e radhës do ta mbajë më 24 shkurt në Shkup.

In : Aktuale

Loading...
loading...