BESA shpall fitore: Kemi fituar mbi 1000 vota më shumë se BDI

Lëvizja BESA, ka shpallur fitore në Tetovë. Sedat Sulejmani nga kjo parti, ka thënë se kanë arritur fitore në Tetovë.

“Në vitin 2021 BDI ishte me 1700 vota para nesh, pas një viti tani ne jemi 1000 vota para BDI-së. Edhe njëherë falënderoj të gjithë tetovarët për mbështetjen se e dhamë besën se do të jem krah Bilall Kasmit dhe se do ta mposhtim  njëherë e përgjithmonë regjimin e zullumit”, tha Sedat Suljmani, duke numëruar vendet që kanë fituar, raporton SHENJA.

Këtu ai përmendi Vicën, Teteks 1, Cetinska, Porojn, Teteks 2, Reçica, Çarshia e Epërme.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...