Besa,do mendohet deri të martën rreth koalicionit me Aleancën e Ziadin Selës

Edhe pse sot u la të kuptohet që Kryesia e Lëvizja Besa do marri një qëndrim rreth koalicionit me Aleancën për Shqiptarët burime nga kjo Lëvizje informojnë se vendimi është shtyr për ditën e martë.Edhe pse kryesia e kësaj Lëvizje ka diskutuar për disa orë nuk ka marr një qëndrim.Në tavolinë, janë dy ofertat  e dy subjekteve politike të cilat për këtë qëllim kanë ngritur edhe komisionet respektive për afrimin e qëndrimeve.Edhe pse nuk jepen shumë detaje se deri ku kanë shkuar bisedimet, por joformalisht mësohet se bashkëpunimi i mundshëm do jetë në rang kandidatësh për krer komunash dhe jo listash.Opsioni i cili  po diskutohet, ndërmjet dy partive,  sipas këtyre burimeve konsiston në atë që Lëvizja Besa të mbështesi  Aleancën për Shqiptarët në komunat e Strugës,Gostivarit si dhe disa komunave rurale, ndërsa Aleanca të mbështesi Besën në Tetovë,Cair si dhe pothuajse në të gjitha komunat rurale nga Tetova deri në  Kumanovë.(Strugalajm.com)StrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...