Besar Durmishi mori funksionin ministër i Ekonomisë dhe Punës 

Shkup, 24,06,2024

Sot (24.06.2024) në Ministrinë e Ekonomisë, Besar Durmishi e mori funksionin ministër i Ekonomisë dhe Punës. 

Sekretarja Shtetërore Razmena Çekiq Duroviq i uroi mirëseardhje në ministri, e cila i uroi suksese në kryerjen e detyrës si ministër i Ekonomisë dhe Punës. 

Ministri i ri tha se do të punojë në përmirësimin e standardit të qytetarëve për një jetë më të mirë dhe në hapjen e vendeve të reja të punës që do t’u japin të rinjve në vendlindje një jetë më të mirë dhe më dinjitoze.

Ministri Durmishi në ditën e parë të punës si ministër i Ekonomisë dhe Punës, gjithashtu theksoi se do të punojë në krijimin e klimës më të favorshme për zhvillim dhe investime, lehtësimin e procedurave administrative si dhe kushteve të drejta investimi për investitorët e huaj. StrugaLajm

Besar Durmishi vjen nga Komuna e Tetovës, me të cilën deri më tani ka mbajtur pozitën e kryetarit të Këshillit të Komunës së Tetovës. 

Me respekt,

Departamenti për koordinimin e aktiviteteve të ministrit

In : Aktuale

Loading...
loading...