BESIMI FETAR NDËR SHEKUJ I POPULLATËS NË DOBOVJAN

Musa Musai

Prej të gjithë asjë që është folur deri më tani, del se popullata e hershme e Dobovjanit ka qenë e krishterë. Prandaj gjithë atë mund ta vërtetojmë përmes fakteve dhe argumenteve historike. Në Dobovjanë ka pasur objekte fetare të vjetra të krishtera, por për shumë vlera duhet edhe të bëhen gërmime, për ti larguar dyshimet e qëllimë kqijve.
Ardhja e Turqve në Ballkan, në Gadishullin Ilirik, më 1389, të cilën e vërteton lufta e Kosovës, prej asajë kohe Turqia vazhdimishtë ka qenë e interesuar ti zaptojë tokat shqiptare dhe popullin shqiptar ta rrobërojë.
Për të gjithë ne shqiptarët, historia ka një kuptim tëpërbashkët. Historia jonë kombëtare është e dhimbshme, tragjike, përbuzëse. Ashtu them kur i huaji donë me naxhvesh prej gjenit shqiptar dhe don me të ba Turq. Nuk ka më keq, kur shqiptari bëhet Turk, Grek, Serb apo diçka tjetër. Fetë nuk e përcaktojnë kombin tonë, fetë përcaktojnë vulletin apo dëshirën se në cilën mënyrë do ti bëjsh lutje dhe do ti drejtohesh Zotit. Njeriu lind me komb dhe vdes me komb. Kombi është i pandryshueshëm. Në histori ka plot shembuj se janë zhdukr kombet, për hiks kushte, por nuk ka raste, ende në Botë, se një popull i tërë ndërron kombin dhe kalon në komb tjetër. Kombet zhduken por nuk ndërrohen. Kurse pëlqimi i feve, është si puna e teshave, i vesh dhe ixhvesh kur të duhesh, sipas shijes.
Flasim vetëm për popullatën shqiptare, më të vjetër të Dobovjanit, e cila me të gjitha vuajtjet dhe përpjekjet që i përjetoi, populli shqiptar i këtyre anëve edhe Dobovjanasit vonë pranuan besimin islam. Gjithë ajo ndodhi për mbijetesë dhe dëshirë të madhe për të qenë shqiptar. Kuptohet se sundimi Otoman, ka vepruar shumë keq në përgjithësi kundër shqiptarëve, duke i mashtruar, tortuaruar dhe të mos përsëritem se sa keq ka bërëgjatë historisë.
Mua si Musa si shqiptar, fare nuk më bën përshjtypje bindja fetare, fet i respektoj, e respektoj edhe këtë fe, ku jamë i rreshtuar tani. Këtë fe e kam si trashëgimi prej babës dhe gjyshit. Por fenë islame nuk besoj se e kam të trashëguar nga stërgjyshi. Nuk jamë i ndezur për katolicizëm, as për krishterizëm edhe muslimanizëm. Kam bindjen dhe kuptimin tem intelektual, jam shqiptar. Zoti për ne shqiptarët është i njejtë se shqiptarët e triifeve i lutemi Zotit shqip. Shqip i flasim shqip a kupton, ai na i dhuroi gjuhën përmes Pellazgëve. Tani pyes vehten pse veprojmë keq, mohojmë gjuhën tonë, nënën e të gjitha gjuhëve të botës, gjuhën e Zotit. Ku qendron budallakia joë e ndasisë kombëtare. Sa më shumë të ndarë më shumë të përçarë, më lehtë sundohemi dhe pastaj lindin pasojat tjera me rradhë. Prej shqiptarit, bëhemi Italian, Greko-sllav dhe turk-arap. Pse ky turp kaq i ulët, i mos vetëdijësimit. Pasi jemi shqiptar dhe kemi tri fe, atëherë hajde të llogaritemi se jemi më të pasur. me kulturë të besimit në Zot, por jo më të pasur në ndarje, urrejtje, fyerje, mohim të kombit, gjithëmonë në shërbim të të huajit. Ne na bashkon flamuri, gjuha, himni, herojtë, gjaku, trashëgimia biologjike dhe kulturore. Pse ndahemi dhe krijojmë metamorfoza të çuditshme brenda kombit, e cila është rraca më e bukura, më e zgjuara në Botë. Me Zotin shqip flet Leka, Pirro, Homeri, Aristoteli, Teuta, Bardhyli, Kliti, Bato. Po more po shqip, Zoti bisedon me Gjergj Kastriotin Skënderbeun, Pjetër Bogdanin, Hoxh Vokën, Sait Najdenin, Bajram Currin, Shoten e Azemin. Para pak kohësh edhe Nëna Tereze u shenjtërua, poashtu edhe ajo shqip i lutej Zotit o Zot ndihmoma Shqipninë. Mic Sokoli, Selam Labi shqip iu lutën Zotit, O Zot na japim jetën në emrin tand, për Shqipëri, për flamur për atdhe, na i banë hallall lutjtjen tonë, o i madhi Zot. Prandaj unë kam bindjen time, se jam shqiptar. Dua të vdesi si shqiptar me lutje si shqiptar.
Kam një lutje për Ju Zoti i vërtetë nëse egzistoni ? ! … të lutem shqip, aman çlirohe popullin tim shqiptar, prej prapambeturisë të tepruar shekullore.
Kujtoja se populli shqiptar ka nevojë, më shumë të shkollohet, formohet, ndërtohet me bindje progresive, ashtu si e don kisha dhe xhamia , por vetëm përmes bindjeve tua. Joooooooooo me bindjet si don Serbia, Greqia, Turqia. Na shqiptarët fenë e respektojmë, për lutje, për kulturë, edukatë, besim, tolerancë, mirëkuptim dhe jo për urrejtje dhe vëlla vrasje. Aman o Zot, tre fe i kemi, por populli vdes si shqiptar, vorroset si shqiptar dhe lutjen e bajmë për shqipëri për shqiptar, jo për Greqi, Turqi dhe Itali. Amin o Zot na mbush me mend. Kështu bindje të kenë hoxhallarët, priftijtë katolik dhe ortodoks.
Besoj se para Zotit do të jemi më të dashur dhe më të pranueshëm. Argatit te ara agai asjëherë nuk i thotë falemibderit pse punove dhe derdhe djersë, qoft edhe të flijohet. Por përgjigja gjithëmonështë, lere se budall erdhi budall shkoi dhe zoti budall e ka pranuar.
Prandaj të gjithë të lutemi përmes lutjes, O Zot, na përparo ashtu si ka nevojë Shqipëria.
Sundimi Otoman prej shek. XIV, Turqia deri në ditët e sotme nuk ndalet, duke vepruar keq, për të na xhveshur prej ndërgjegjës kombëtare, por besoj se e kan kot. Ne kemi bindjen të pathyeshme tek Ju i dashuri Zot, se do të na i kthejsh mendjen dhe dashurinë vëllazërore. Ai shqiptar që ka bindjen kombëtare, ndihet shqiptar, do të vdesi si i shqiptar, si i krishter apo mysliman, nuk ka dallim, lutjet, komunikimin dhe gjithë bisedat me Zotin shqip do ti bën dhe do shqip i pranohen. Kur Shqip me Zotin meremi vesht, ska më mirë, e tha edhe Zoti vet kur e krijoi Pellazgjinë.
E keni kotë ju xhelatët e Turqisë, kanibalët e Serbisë dhe ti moj rruspia Greqi. Ne shqiptarët jemi mar vesh ë mesë vedi, kemi besë. Jo vetëm që kemi besë dhe hroizëm por jemi edhe të patundur, sa këta male. Jetë të gjatë kombit dhe Shqipërisë. Fluturo flamur shqiptar, në qillin tonë të bukur të shenjtë, që Zoti për ti e krijoi.
Turqia si okupuese e tokave tona mbi 530 vjetë, gjithëmonë është vën në shërbime të qëllimeve të këqia të kombit shqiptar. Fillimishtë me dhunë dhe përmes posteve të majme, e detyroi një pjesë të popullatës shqiptare të muslmanizohet. Ashtu ndodhi ndër shekuj, gjatë sundimit të Turqisë. Qëllimi i shenjtë i Turqisë, për ti muslimanizuar shqiptarët ka qenë: që shqiptarët sa më shumë të largohen prej ndjenjave kombëtare, të mos mendojnë shqip për shtetin e tyre, por turqishtë për Turqinë. Turqisë nuk i ka hangër gopi, pse ne jemi apo sjemi musliman, se turqit nuk ja vetë musliman. Ata fenë e pranuan vonë, prej populit Arab. Prej Arabëve e morën fenë, për tja vjedhur historinë, kulturën dhe për ti shfrytëzuar pasuritë e tyre natyrore. Turqia tani i shfrytëzon të gjitha vlerat ekonomike, kulturale, sociale, historike në Qabe, Meke Medinë. Arabët të mbrapamebtur nuk e vrasin trurin, se sa i vjedh i dëmton dhe krime u bën Turqia.
Turqia me sjelljet e saja okupuese, anti shqiptare nuk ndalet edhe sot, bashk me sllavët e karpatëve dhe greko-maxhupët. Gjithëmonë veprojnë duke ngjallur urrejtje midis kulturave fetare brenda etnikumi të kombit shqiptar. Kjo është mjerim se ende nuk mund të çlirohemi nga narko-mbidoza që vepron shumë keqë te popullata jonë. Gjithë ai veprim negativ brenda popullatës shqiptare, flet për interesa të ngushta primitive dhe vetanake, në shërbim të Turqisë, qoftë edhe të shteteve të tjera, për të njejtin qëllim, të cilët duan të na shkatërrojnë si popull, si komb dhe si shtet.
Nëse fetë të cila veprojnë ndër popuj, paraqesin akt kulture dhe janë për kulturë, atëherë shtrohet pyetja, kujt i shërben ajo kulturë plot mllefe? ! … plot urrejtje, me organizime luftënxitëse, vëllavrasëse, midis shqiptarëve dhe midis popujve. Si duket feja vetëm përmes disa hoxhallarëve qenka e mbarsurar me plot denigrime: mund të martohesh me vajzën e mixhës, tezes, allës, të dajës. Po u pyesi ju të mjerë, Çka jemi ne ?! kafsh. Por edhe kafsha lakmon respektin e trashëgimisë gjenetike. Kur në një kope të luanëve, bëhen disa luanë mashkuj dhe luanesha femra, të afërt të një gjaku. Ata largohen prej asajë bashkësie dhe shkojnë në bashkësi tjera të largëta, për selekcion biologjik.
Prej hoxhallarëve xhuxh në tru, përditë dëgjojmë, haram me u gëzu, haram me ndërtu, haram me u vesh, haram me u xhvesh, haram me i ranë ndojë instrumenti, haram me u shkolluar, për ne shqiptarët çdo gjë na qenka harm. Vetëm një rrugë paskemi për halall, sa më shumë budallej të bëhemi, tipik aziatik, të pacivilizuar, primitiv pa ndjenja dhe pa shpresë.
Kurrrrrrrrrrrrrrrë ska për të ndodhur ajo dëshirë ugurzeze, e të gjithë atyre, që e luftojnë kombin shqiptar. Dobovjani ka qen popull shqiptar, shqiptar dihen dhe për shqipëri do të mendojnë. E drejtë demokratike është për të gjithë ata që mendojnë ndryshe, le ta lirojnë këtë Tokë, këtë amanet dhe le të shkojnë ku të duhen. Le të shkojnë po deshtën edhe në qafiristan, por ne që mendojmë dhe frymojm shqip të mos na pengojnë. E duam Shqipërinë më shumë se jeta, për aq dashuri sa na ka dhan Zoti.
E vërteta për të gjithë ne është dashuria, ajo mungon shumë midis nesh. Por po ua kujtojë se kemi më shumë nevojë, të bashkohemi, ishalla zoti na i fal gabimet dhe na bashkon. Prandaj i lutem, Zot na i shto dashurinë, na i hek mendjen prej zollumit, dhunës, turpësisë, lebetisë jo njerzore, ashtu kemi ngelur shmë mbrapa, prandaj të tjerët me ne shohin sehirë.
Shqiptarët u muslimanizuan, kuptohet se e pranuan fenë islame, azgjë uk kam kundër. Por nuk duhet ta pranojnë urrejtjen, për vëllaun tjetër shqiptar, që nuk ndryshoi fenë e të parëve të vetë ndër shekuj.
Sipas të gjitha analizave del se popullata e Dobovjanit është muslimanizuar dikundi nga fundi i shek. XVIII. Por deri në muslimanizimin e plotë, popullata në Dobovjan ka menaxhuar edhe fenë e të parëve të tyre, fenë e krishterë. Kjo tregon se xhamia në Dobovjan, si objekt fetar për herë të parë ndërtohet në vitin 1910. Të gjitha shërbimet fetare islame, popullata e Dobovjanit i ka kryer, kush si ka mudur dhe ku ka pas mundësi.
Xhamia në Dobovjan është e ndërtuar në qendër të fshatit, në vitin 1910, në vedin të cilin e fali halla Xhije, prej familjes Tushi. Ai vend në formë të trekëndëshit, ishte plotë burime ujore. Në atë vend ishte e pamundur të rrëmoheshin themele, për ta ndërtuar xhaminë. Për këtë tregonin poashtu pleqtë e fshatit, Osman Polisi, Lutfi Shei, Imet Tushi dhe disa të tjerë. Ata tregonin se sipërfaqja e tokës, për ti futur themelet, u rrëmua shumë pak, u bënë disa thellime të zgripta dhe në ato u futën trarë të trashë prej gështenje, të cilat u lidhen në mesë vedi dhe quheshin santraçe. Mbi ato trarë santraçë, u renditen gurë të themeleve, ashtu u bënë muret e xhamisë. Xhamia e vjetër u prish, para disa vite deri në themel. Gjatë prishjes u panë trarët të cilët ishin futur në tokë dhe mbi ata ishin të ndërtuar muret. Pleqt poashtu thonin se minarja e xhamisë është ndërtuar në vitin 1936, por vetëm ajo pjesa e ndërtuar me gurë e minares. Atë e ka punuar usta Tefiku prej Llabunishte. Punën që ai ka bërë dhe materialin për ndërtimin e minares, e kan paguar tre familje në atë kohë prej Dobovjani: familja Bejtulla Polisit, familja Bajram Tushit dhe familja Lutfi Sheut.
Dikur nga viti 1970, pjesën e vazhdueshme të minarës, mbi gurë e ndërtoi mjeshtri legjendar i ndërtimit Abip Demku prej Dobovjani. Në vitin 2005 xhamia u prish e tëra si objekt, por pa minaren. Xhamia u rindërtua prej ndërmajres së Urim Kondrit, prej Veleshte. Ndërsa ndërtimin e pagoi gjithë fshati. Ndërtimi i xhamisë që e ndërtoi Urim Kondri, kishte përkujdesje, ose kontrollë prej Mugni Polisit. Puna për ndërtimin e ri të xhamisë u krye gjatë vitit 2005. Kurse propozimin për rrënimin e gjithë objektit, pa e dëmtuar minaren e xhamisë e dhash unë Musai. Ndryshimi në çmim ishte shumë pak dallim, në se mbeteshte pa prishur diçka prej mureve.
Ndaj mendimin se për çështjen e bindjes dhe edukatës islame, do të ishte mirë të shkruajnë dhe të flasin njerëzit profesional të shërbimeve fetare, të cilët janë më kompetentë, por pa anime. Vetëm ashtu do ti largojmë dyshimet e implikuara brenda kombit, të cilat paraqesin dhunë, huti midis njerëzve të paformuar. Por si duket një armat e tërë hoxhallarësh në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe vise të tjera pagohen nga Rusia, Greqia, Turqia, Irani, Iraku,Avganistani, prej disa shteteve Arabe, miq të Rusisë dhe Serbisë. Sipas asaj që shihet, shumë hoxhallar me bindjen pa bindje për çështjen kombëtare shqiptare, trajnohen në Serbi. Ata hoxhallarë i mbushën Serbia me detyra të “shenjta” dhe ata i plasin bombat në Shqipëri – Tiranë, Kosovë, në Maqedoni, etj. Pastaj Serbija del me deklarata në shtyp, TV, konferenca të ndryshme kombëtre dhe ndërkombëtare, se janë të rrezikuar prej ekstremizmit mysliman.
Prandaj po u pyes opinionin shqiptar se a e kuptoni mjerimin prej ku e kanë shqiptarët.
Varrezat e fshatit Dobovjan nuk kan aq sipërfaqe sa vjetërsi që ka vetë fshati. Varret te kodra e arës së Shemës, janë varreza të besimit islam. Tek tuk ka ndonjë mbishkrim turk ose arab, kurse mbishkrime shqip jo. Mbishkrime arabe ose turke janë të rralla dhe bëhet fjalë për ndonjë varrim, të ndonjë udhëtari i cili ka vdekur, gjatë kohës kur ka udhëtuar për qëllime ekonomike, përmes rrugës via Egnatia.
Për pjesën më poshtë të varrezave, të Dobovjanit, unë nuk mund të flasi, skam as ditur fillestare. Varret paraqesin një hapësirë të tërësishme, pa dijtur kush se ku është i varrosur dhe kush ku i ka të afërmit e vetë. Varret janë të padijtura, pa shkrime dhe pa përcaktime. Metoda e varrimit të banorëve të Dobovjanit përmes besimit islam, ishte haram të vendohen mbishkrime. Kjo kishte për qëllim që sa më shumë të harrohen ndjenjat kombëtare shqiptare. Poashtu urrejtja vazhdoi edhe më shumë përmes vandalizmave, duke i shkatërruar varret, shqiptare të besimit të krishter. Këto pisëllëqe Turqit, i bënin nxitje përmes hoxhallarëve, të kohës së vetë, të cilët fabrikonin urrejtje dhe ndasi ndaj dashurisë kombëtare. Varret e krishtera kan pasur mbishkrime dhe janë dijtur se të kujtë janë. Kështu dihej se të cilit besimi i takojnë. Por marifeti i turbullimit të ndjenjës kombëtare, haram të shënohen varret, haram të dijsh për varret e të afërmive familjarë, na paskesh qenë haram vendojshë shënime dhe mbishkrime. Hoxhallarët earsyetonin se jemi krijuar prej dheut dhe dheu do të na tresi, ashtu jemi më afër Zotit, me dashuri islame. Kuptohet se përmes varreve ruhet historia, vjetërsia, ndjenja kombëtare, varri i dëshmorit dhe heroit, gjithëmonë mbetet i gjallë dhe kuptim plotë ndër breza, çdo kush të kupton se je autokton je shqiptar, ke historinë tande.StrugaLajmStrugaLajm


Loading...
loading...