BLENDI PETROL
AktualeSport

Besmir Bojku, futbollisti i njohur nga Struga mbetet te Shkëndija

Besmir Bojku para se të nënshkruante kontratën e re me Shkëndijën, kishte refuzuar një ofertë të majme të bërë nga drejtuesit e Flamurtarit, të cilët kishin shprehur interesim për shërbimet e futbollistit të talentuar strugan.

Informacionet e “infOSport.mk” flasin se drejtuesit e skuadrës vlonjate i kishin ofruar Bojkut një shumë prej 22 mijë eurosh për një afat prej 5-6 muajsh, mirëpo e njëjta ishte refuzuar nga ana e struganit, dëshira e të cilit ishte që të vazhdojë me Shkëndijën.

Dhe e gjithë kjo në fund iu shpërblye Bojkut, pasi i njëjti vetëm disa ditë më vonë rinovoi kontratën me Shkëndijën, ku sipas kontratës së re, pjesë e “kuqezinjëve” nga Tetova do të jetë deri në vitin 2020, me opcion që të njëjtën ta vazhdojë edhe për dy vite tjera.

Rikujtojmë përveç Bojkut, marrëveshjen me Shkëndijën vazhduan edhe Mevlan Murati (3 vite), Izair Emini (1 vit) dhe Bllagoja Todorovski (1+1 vit). Ndërkohë prej futbollistëve që u ka skaduar kontrata me “kuqezinjtë” e që ende nuk e kanë vazhduar mbeten portieri Kostadin Zahov, Ardian Cuculi dhe Armend Alimi, për të cilin gjithashtu interes kishte shfaqur skuadra e Flamurtarit nga Superliga shqiptare.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button