Beteja e ngushtë presidenciale, Biden para Trump

Po vazhdon e ashpër beteja mes Donald Trump dhe Joe Biden. Deri në këto momente, sipas Fox News, kandidati Joe Biden udhëheq me 223 vota elektorale, ndërsa Trump ka 213. Por kjo e dhënë është publikuar nga CNN.

Sipas FOX NEWS, Biden ka 238 vota elektorale, ndërsa Trump vetëm 213.

Numrat ndryshojnë nga çasti në çast. Megjithatë ai që në fund fiton 270 vota elektorale do të jetë presidenti i ri i SHBA-ve.

Trump ka fituar së fundmi dy shtete të cila kanë një numër të lartë të votave elektorale. Fitorja në Florida dhe Teksas ka bërë që presidenti i cili kandidon për një mandat të dytë të ngushtojë diferencën.

Teksasi ka 38 vota elektora, ndërsa Florida ka 29 vota elektorale. Trump aktualisht ka 213 vota elektorale.StrugaLajm

Ndërkohë kandidati demokrat, Joe Biden së fundmi fitoi në Ishullin Rhode, i cili ka 4 vota elektorale. Aktualisht në total, Joe Biden ka 220 vota elektorale.

Numërimi vazhdon në Arizona, Michigan dhe disa shtetet të tjera që pritet të jenë kyç në përcaktimin e rezultatit. Të dy kandidatët në reagimet e tyre të para që bënë pas votimit u shprehën optimistë për rezultatin.

Fituesi i garës presidenciale duhet të marrë 270 vota elektorale për t’u shpallur President.

In : Aktuale

Loading...
loading...