Bexhet Asani,krijuesi i njohur nga Struga të premten promovon librat në Shtëpinë e Kulturës

PËRURIM I LIBRAVE

          Lajmërohen të gjithë të interesuarit se të premten më 13 shtator 2024, në orën 18, te Shtëpia e Kulturës në Strugë do të bëhet përurimi i librave “Grimca letrare”, “Motra e Diellit”, “Zagraçani, vendlindja ime”, “Koha mban mend” etj., të prof. Bexhet Asanit.
            Për librat do të flasin Prof. Kristaq Shabani nga Gjirokastra, prof. Nebi Dervishi, nga Struga, Shehu i Hormovës nga Gjirokastra, shkrimtarja Nexhi Hasani nga Londra, profesoresha Lefteri Metkaj nga Athina, prof. Muhamet Borova nga Struga, gazetarja Mimoza Elezi nga Stambolli, Sibela Alimovska nga Manastiri, prof. Xheladin Muça, nga Veleshta etj.
           Nxënësit e Gjimnazit “Dr. Ibrahim Temo” nga Struga, në kujdesin e prof. Xheladin Muçës, përurimin e veprave do ta shoqërojnë me një recital nga krijimtaria e shkrimtarit Baxhet Asani. Recitalin do ta shoqërojë me muzikë prof. Nderim Shemshedini.
         Përurimi i librave bëhet me rastin e vitit jubilar të 30 vjetorit të botimit të librit të parë “Nuse përtejdetit” të prof. Bexhet Asanit.
StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...