Bie çmimi i naftës, çmimi më i lirë në 8 muajt e fundit

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 0,46% në raport me
vendimin e datës 28.11.2022.

Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë ulje mesatarisht: te benzina për 1,230 %, te nafta për 2,811 %, te vaji ekstra i lehtë për 1,639 % dhe te mazuti rritja është 4,350 % . Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilës janë formuar çmimet në përllogaritjen e mëparshme, është më i ulët për 0,614%.

Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) ulet për 2,00 den/l.
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe ЕUROSUPER BS-98, dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri I(EL-1) dhe të Mazutit М-1 SU nuk ndryshojnë.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...