Bie numri i mërgatës së regjistruar, për një javë shumë pak

Me shtyrjen e regjistrimit të popullsisë, ka rënë edhe numri i mërgimtarëve që janë regjistruar në ueb faqen: census.stat.gov.mk.

Sipas të dhënave që publokikohen në ueb faqen “popis2021.stat.gov.mk”, mund të shihet se për 7 ditë janë vetëregjistruar vetëm 6.332 qytetarë. Interesimi për t’u vetëregjistruar filloi të bier, pasi Kuvendi i Maqedonisë së Veriut i votoi ndryshimet ligjore për shtyrjen e regjistrimit të popullsisë rezidente.

Por, megjithëse është shtyrë regjistrimi i popullsisë rezidente, ai i diasporës vazhdon. Kështu mërgimtarët mund të vetëregjistrohen edhe më tej. Diaspora e Maqedonisë së Veriut do të mund të regjistrohet deri më 30 shtator, kur edhe pritet të përfundojë regjistrimi në terren i popullsisë rezidente në vend.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...