Bilall Kasami i kundërpërgjegjet Jeton Shaqirit:Dy herë brenda një dite mund të mashtrojë vetëm funksionar i BDI-së

Bilall Kasami

Dy herë brenda një dite mund të mashtrojë vetëm funksionar i BDI-së, e në rastin konkret pikërisht ministri i Arsimit Jeton Shaqiri.

Për hir të informimit të drejtë të opinionit dua të njoftoj se që nga fillimi i javës për ditën e sotme kabinetet tona patën kordinuar që në ora 09:00 Ministri i Arsimit të realizojë vizitë në Komunën e Tetovës, ndërsa prej në ora 10:00 bashkërisht të zhvillojmë debatin që ishte paraparë. Sot, në ora 8:45 në komunikim me kabinetin e Ministrit ne kuptojmë se Ministri nuk do të mer pjesë në takim.

Më vjen keq që një kuadër i ri si ministri Shaqiri shumë shpejt ka marrë virtytet e shefave të tij për të nënçmuar dhe mos respektuar komunat që nuk udhëhiqen nga BDI-ja. Veprimi i ministrit Shaqiri është shembull i keq se si politika për kapriço partiake dhe mos respektim të institucioneve, po bëhet përditshmëri në veprimin politik të BDI-sëStrugaLajm

Komuna e Tetovës gjithnjë ngelet e hapur për bashkëpunim në të mirë të qytetarëve!

In : Aktuale

Loading...
loading...