Bilall Kasami, takim me Bushatin, ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami i shoqëruar nga nënkryetari Abdush Demiri, në Shkup u takuan me Ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, z.Ditmir Bushati.

Në këtë takim u bisedua për aktualitetin politikë në vend dhe në veçanti për procesin e referendumit dhe për anëtarsimin e vendit në strukturat Euroatlantike. Kryetari Kasami shprehi gadishmërinë e tij si lider partie dhe i opozitës shqiptare se është i gatshëm për të kontribuar maksimalisht që proceset e rëndësishme që e presin vendin të jenë të suksesshme për një të ardhme më të mirë të përbashkët dhe sa më shpejt vendi të bëhet pjesë e NATO-së dhe BE-së.

Të dy palët u dakorduan që takime të tilla të realizohen edhe në të ardhmen për të bashkërenduar çështje që kanë të bëjnë me interesin e shqiptarëveStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...