Bill Gates parashikon se kur mund të përfundojë pandemia

Themeluesi i Microsoft, Bill Gates, ka folur sërish lidhur me pandeminë e COVID.Miliarderi amerikan pretendon se deri nga mesi i vitit të ardhshëm, COVID-19 do të shkaktojë më pak vdekje sesa një grip i zakonshëm.“Në kulmin e imunitetit natyror, imunitetit të arritur falë vaksinave kundër coronavirusit dhe terapive të reja, përqindja e vdekjeve do të bjerë në mënyrë drastike”, tha Gates për Bloomberg, duke theksuar se vera e vitit do të ardhshëm do të duhej të sillte ndryshim.
Në fakt, ai thotë se çështja e furnizimit me vaksina do të zgjidhet nga mesi i vitit të ardhshëm.Gjithashtu, kompanitë farmaceutike Mark dhe Pfizer kanë zhvilluar tabletat kundër coronavirusit, e pikërisht për këtë Gates beson se do të ndikojnë që të sëmurët të marrin terapinë e nevojshme.Sipas të dhënave të fundit, mbi 5 milionë njerëz kanë humbur jetën nga coronavirusi, ndërsa mbi 258 milionë tjerë janë infektuar.

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...