Biznesmeni maqedonas ofron 14 milionë euro garanci për të dal nga burgu

 

TV Telma raporton se biznesmeni Orce Kamçev ka ofruar 14 milionë euro pronë për të garantuar që nuk e ka ndërmed t’i ikë drejtësisë. Sipas këtij televizioni, bëhet fjalë për pronë të patundshme familjare.

Se a do ta pranojë gjykata këtë ofertë të Kamçevit mbetet të shihet në javën në vijim kur do të ketë seancë gjyqësore.

Përndryshe, Kamçevit iu zgjat paraburgimi për 30 ditë tjera. Ai është një nga të akuzuarit në lëndën “Perandoria” të Speciales.StrugaLajm

Shkaqet e vazhdimit të paraburgimit ndërlidhen me miqësia me jashtë. Njëkohësisht, Gjykata mendon se ai mund të ndikojë te dëshmitarët. Kamçev konsiderohej si partner i Mijallkovit në disa biznese.

In : Rajoni

Loading...
loading...