Biznesmeni strugan kërkon 17 milionë euro dëmshpërblim nga Gruevski dhe ish-ministri i tij

Biznesmeni i njohur Fiat Canoski ka kërkuar 17 milionë euro dëmshpërblim për rrënimin e kompleksit “Kosmos” në Shkup në kohën e qeverisjes së Nikolla Gruevskit.

Lidhur me këtë rast, Gjykata në Shkup javën e kaluar shpalli fajtor ish-kryeministrin Nikolla Gruevski duke i shqiptuar dënimin 9 vite burg. Përpos tij u dënuan edhe ish-ministri i Transportit Mile Janakievski me 3 vite burg, ish-kryetari i Gazi Babës Toni Trajkovski dhe katër të punësuar të tjerë të komunës u dënuan me nga 4 vite burg, përcjell INA.

Ky rast i njohur si “TNT” ishte hetuar nga ish-Prokuroria Speciale duke u bazuar edhe në dëshmi dhe biseda të përgjuara ku Gruevski urdhëronte që të rrënohej kompleksi gjigant i ndërtimit të biznesmenit Canovski. Objekti ishte urdhëruar të rrënohet me tritol TNT, dhe se siç mësohej arsyet ishin që Canovski si ish-lider i Për Ardhmëri Evropian që përfaqëson komunitetin torbesh nuk pajtohej me politikat e qeverisjes Gruevski dhe se nuk e mbështeste ate.StrugaLajm

Canoski dëmshpërblimin e kërkoi nga shteti, por gjykatësi Ognen Stavrev vendosi që atë ta bartin të pandehurit Nikola Gruevski, Mile Janakieski dhe Elisaveta Najdoska. Të akuzuarit bashkërisht duhet ta kompensojnë dëmin prej 683.514.694 denarë apo afër 17 milionë euro, që përbëhet nga vlera e pjesës së ndërtuar të objektit “Cosmos” dhe vlera e rrënimit në shumë prej 19.389.440 denarë. (INA)

In : Aktuale

Loading...
loading...