Biznesmeni strugan në Amerikë: Jam në shërbim të popullit për ndihmë, jo për të fituar

Biznesmeni shqiptar në Amerikë, Burim Zuta po jep kontributin e tij për të ndihmuar qytetarët që janë prekur nga koronavirusi.

Në një lidhje me skype për emisionin “Arena” nga Dritan Hila në RTV Ora, Zuta tha se disa biznese që i ka hapur po i përdor për të ndihmuar njerëzit dhe jo për të fituar.

Burim Zuta: Kam dërguar ushqime, maska, doreza, mjete dezinfektuese etj. Unë po shoh njerëz të ndryshëm, por normalisht kjo do zemër të madhe. Kështu që unë vetëm jam bazuar nga zemra, bamirësia rrjedh komplet prej familjes time që i kemi shërbyer kombit tonë. Edhe këtu mu dha rasti dhe jam krenar që ti shërbej këtij shteti.

Dritan Hila: A po e ndjeni krizën?StrugaLajm

Burim Zuta: Në këtë rast kriza ka kapur gjithë botën. Nuk krahasohet leku, dollari me jetën e njerëzve. Disa nga bizneset që kam hapur në shërbim të popullit, jo të për të fituar. Gjithçka është e ngrirë. Të dalësh jashtë të merr frika, nuk ka lëvizje. Jemi në shërbim të popullit. Sic jemi për shqiptarët këtu jemi edhe në shërbim të kombit.  Po mundohemi që ti shërbejmë edhe kombit. Kombi nuk është se ka vetëm krizën financiare. Akoma kemi probleme më të mëdhaja. Shumica jonë mendjen e kemi dhe po japim mbështetjen maksimale qeverisë shqiptare, kosovare.

In : Aktuale

Loading...
loading...