Biznismeni strugan përballet me Nikolla Gruevskin në Gjykatë

“TNT”, dëgjohen “bombat” për rrënimin e kompleksit Kosmos 11 JUNE 2018 / 16:33
NG: Mirë doli. Jo që është frikësuar, por i ka shkuar këmbëve

MJ: Mirë është që e di se nuk guxon të luaj me ne

NG: Nuk guxon dhe nuk mundet të na bëjë shoshë si djathë. E këtyre kush ua var, e unë do gjej individë dhe ashtu apo kështu do e kryej punën. Të shohë se jemi tërësi kompakte…

Kjo dhe 25 biseda tjera të përgjuara për kompleksin Kosmos të Fijat Canovskit në gjykatë bashkë i dëgjuan Canovski dhe i akuzuari Nikolla Gruevski. Ndonëse avokatët mbrojtës për rastin “TNT” ashpër kundërshtuan të mos dëgjohen audio materialet, megjithatë gjykata vendosi se nevojitet të dëgjohen materialet e publikuara dhe të pa publikuara. Më së shpeshti me telefon kanë biseduar të akuzuarit Nikolla Gruevski dhe Mile Janakievski. Ata gjejnë zgjidhje si ta rrënojnë investimin e Fijat Canovskit.

Në bisedat e pa publikuara të cilat si dëshmi i lëshoi Prokuroria speciale u dëgjuan biseda në të cilat janë përfshirë edhe ish ministri i jashtëm Nikolla Popovski dhe ish drejtori i ELEM, Vllatko Çingovski. Popovski është dashur të ndihmojë në pjesën e ballafaqimit me ambasadorët të cilët në këtë rast kanë dalluar revanshizëm politik. Ndërsa nga Çingovski, Mile Janakievski kërkon litarë që objektin ta rrënojë në mënyrë mekanike. Në njërën nga bisedat Nikolla Gruevski i sqaron Janakievskit se ka parë në TV sesi vinça të mëdha kanë ngritur topa të mëdha me të cilat me disa goditje rrënojnë ndërtesa dhe pyet nëse nga kompanitë ndërtimore private mund të sigurohet vinç i tillë.

Për rastin TNT u prezantuan gjithsej 26 biseda prej të cilave 16 deri më sot të pa publikuara. Përveç audio materialeve, PSP prezantoi edhe mbi 50 porosi SMS që i kanë shkëmbyer Gruevski dhe Janakievski derisa kanë përgatitur strategjinë si ta rrënojnë “Kosmosin”. Më së shpeshti porositë i kanë shkëmbyer pas mesnate.StrugaLajm

SMS komunikim mes Gruevskit dhe Janakievskit

“Më së paku që mund t’ia bëjmë është stili barok. Thjeshtë pasi A ishte e interesuar ta studiojë barokun”

Avokatët mbrojtës nga gjykata kërkuan për prova të mos merren as audio materialet e as porositë SMS pasi ekziston mundësia e ndryshimit të tyre, ndërsa PSP nuk ka treguar ku është origjinali prej ku janë marrë këto. Për rrënimin e objektit të Fijat Canovskit të akuzuar janë shtatë persona. Mes tyre janë Nikolla Gruevski, Mile Janakievski, ish kryetari i Gazi Babës, Toni Trajkovski. Sipas PSP-së, ata e kanë rrënuar objektin e Canovskit për shkak të urrejtjes politike. Por, avokatët e të akuzuarve pohojnë se rrënimi ka qenë i ligjshëm ndërsa Canovski ka ndërtuar në kundërshtim me rregullat.

Bojan Stojanovski

In : Aktuale

Loading...
loading...