Biznisneni strugan përballet me Nikolla Gruevskin në Gjykatë

Nikolla Gruevski, Mile Janakieski dhe ish-kryetari i komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski, pretendojnë se objekti “Kozmos” u rrënua ligjërisht dhe këtë do ta dëshmojnë në procedurat gjyqësore. Si të pandehur në rastin “TNT” të Prokurorisë Speciale Publike ata thonë se investuesi, Fiat Canovski ka ndërtuar dy nga tre garazhet e planifikuara, dhe se objekti ishte rreth 143 centimetra më i lartë se plani bazë. Por, sipas Canoskit, me këto deklarata të pandehurit ngatërrohen edhe më tej në rrjetin e vet.

Unë tani, nuk i kuptoj çfarë duan të thonë, sepse thonë se është ndërtuar një garazh më pak, që do të thotë se ne jemi tani më ulët në ndërtim, nuk jemi më lartë nga vetë objekti, kështu që vërtetë nuk e dinë ata as vet nga çfarë mbrohen. Ata thonë se është një nivel më pak, dhe ne kemi video ku janë shkatërruar tre garazhe – deklaroi investuesi në objektin Kozmos, Fiat Canovski.

Edhe pse për sot u njoftua se do të dëgjohen edhe një pjesë e “bombave” të publikuara për këtë rast, kjo nuk ndodhi sepse kështu kërkoj pala mbrojtëse. Ish-kryeministri Gruevski në një pauzë tha se vëren një tendencë në gjykim për shkak se të gjitha akuzat kundër tij janë përshpejtuar, ose siç tha ai, janë vënë në shiritin e shpejtë.StrugaLajm

As që bëhet fjalë për raste të paraburgimit, që të duhet dikush më shpejtë të dalë nga paraburgimi apo ngjashëm, as që ka ndonjë arsye tjetër. Kjo nuk është për ndonjë vrasje, terrorizëm apo ngjashëm, por me sa duket Gjykata është nën presion të fortë politik për t’i dhënë sa më shpejt dikujt ndonjë rezultat – deklaroi Nikolla Gruevski, i akuzuar në rastin “TNT”StrugaLajm

Përveç Gruevskit, Janakieskit dhe Trajkovskit të akuzuar janë edhe katër ish-punonjës të komunës së Gazi Babës. Gjykimi do të vazhdojë më 5 prill./alsat-m

In : Aktuale

Loading...
loading...