Blerton Sheji,kampioni nga Veleshta që i solli “fatin” Shkupit

Blerton Sheji ,22 vjeçari nga Veleshta e Strugës sivjet pati një sezon të sukseshëm me F.K Shkupin duke u shpallur kampion të Maqedonisë së Veriut.Në një prononcim për Strugalajm.com, Blerton Sheji potencon se atmosfera në ekipin kampion është e mrekullueshme ,kjo falë edhe tifozërisë që janë më meritorët e këtij suksesi.Ndërkohë kampioni nga Veleshta kur pyetet për prezantimin ndërkombëtar të K.F Shkupi ,ai potencon se si ekip synojnë të bëjnë më të mirën në arenën ndërkombëtare duke synuar të shkojnë lartë e më lartë. “Sa i përket të ardhmes nuk i dihet akoma, është herët të flasim për këtë temë, mirpo dëshira ime është që hapin e ardhshëm ta bëj në Europë” thekson talenti nga Veleshta pasi pyetet për të ardhmen e tij në fushën e blertë.Shej jo pa krenari flet për ekipin e Veleshtës të cilit i uron që të kap majat jo vetëm në ligën e dytë.Blerton Sheji pati një prezantim dinjitozë në FK Shkup duke u ambientuar shumë mirë me pjesën tjetër të ekipit.Ai në disa raste rezultoi decizivë ne fitoret që ky ekip akumuloi . Blerton Sheji në F.K Shkup u transferua në fillim të kamionatit nga FC Struga Trim Lum.(Strugalajm.com)StrugaLajm

StrugaLajm

Loading...
loading...