Bogoevski: Zaev mund të sigurojë 61 deputetë pa BDI-në

Sinqerisht shpresoj që BDI të shkojë në opozitë, nuk e përjashtoj mundësinë që Zoran Zaev të sigurojë 61 deputetë pa ata, tha ish-deputeti Pavle Bogoevski në Kanal 5, përcjell FLAKA.

“Në skenën tonë, matematika e mbledhjes së deputetëve nuk është e panjohur, ndonjëherë nga kampi i kundërt, përmes lobimit, bindjes etj. Nuk do ta shtyja atë derë. BDI ka një pozitë shumë të mirë për negociata, unë jam dakord me mendimin se kërkesa për kryeministrin e parë shqiptar nuk ishte gjë tjetër veçse një akt negociues i Ali Ahmetit”, tha Bogoevski.

Sipas tij, Ligji i Amnistisë ishte një treg politik për ndryshimin e emrit, me qëllim që të anëtarësimit në NATO dhe BE. StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...