Bojkoti, një shuplakë për Zaevin dhe vasalët shqiptar


Arben LLALLA

Bojkotimi i zgjedhjes për presidentin e Maqedonisë së Veriut është një shuplak për Zaevin dhe vasalët shqiptar. Për t’ju treguar atyre se shqiptarët s’janë pakicë, por një shumicë përcaktuese për fatet e shtetit. Bojkotimi tregon UNIN dhe krenarinë e shqiptarit. Dalja për të votuar më 21 Prill është thjeshtë pazar për përfitime të drejtuesve të partive shqiptare pozitë dhe opozitë.

StrugaLajm

            Bojkoti i tregon Zaevin se ai nuk mund të tallet me rreth 70 mijë votues shqiptar që votën e tyre në dhjetor 2016, ja besuan LSDM me shpresën se kjo parti pasi të merrte pushtetin do vendoste drejtësinë. Duke dënuar keqpërdoruesit e pushtetit 2008-2016, VMRO-BDI, e çuar në burg vrasësit, hajdutët, dhe mashtruesit e kësaj qeverisje afatgjate. Por Zaevi me LSDM me të marrë pushtetin filluan pazaret e tyre për përfitime personale dhe harruar premtimet. Jemi dëshmitar se krerët e lartë të VMRO dhe BDI të cilët kanë keqpërdorur pozitën shtetërore, kanë vjedhur arkën e shtetit janë pjesë e qeverisjes së LSDM duke mos humbur asnjë privilegj të dikurshëm. Rreth 70 mijë votuesit shqiptar nuk e votuan Zaevin dhe LSDM që të vijnë në pushtet për tu bërë palë me qeverisjen e dikurshme VMRO-BDI, por ti ndëshkojë ata dhe për të vendosur barazinë qytetare, harmoninë midis etnive, sidomos atij sllavomaqedonas me shqiptarët.StrugaLajm

            Partitë shqiptare pozitë dhe opozitë ulërasin që të dilet në votime më 21 prill dhe të votohet duke mos na treguar të mirat e daljes. E vërteta është se LSDM dhe Zaevi po keqpërdorin bombat e incizimet duke ju bërë presion drejtuesve të partive shqiptare të cilët tashmë janë kthyer në vasal miop duke harruar çështjet kombëtare dhe votuesit e tyre.

            Sa për kandidatin shqiptar Blerim Reka që e mbështesin partitë opozitare shqiptare ASH dhe BESA, ai është lojtar i strukturave të Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe është vënë në shërbim për përfitimet personale. Jemi dëshmitar prej kaq vitesh se asnjë shqiptar se ka shansin të zgjidhet presidentë i RMV me vota, për arsye se nuk mund të fitojë rreth 400 mijë vota. Reka ka qenë diplomat i Maqedonisë, pra ka mbrojtur interesat shtetërore dhe asnjëherë nuk e ka ngritur zërin për padrejtësitë e shqiptarëve. Dhe vjen një ditë që diplomati e profesori globalistë na bëhet patriotë. Shqiptarët nuk kanë nevojë për kandidat të tillë, prandaj bojkoti i zgjedhjes së presidentit të Maqedonisë së Veriut është rruga më e mirë dhe e drejtë sot për sot. Ky bojkot do të tregojë grimcën e parë të padëgjueshmërisë të votuesit shqiptar i cili prej shumë dekadash dhunohet kombëtarisht, politikisht dhe ekonomikisht nga sllavomaqedonasit të ndihmuar edhe nga vasalët shqiptar. Shpëtimi i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut nuk do të vij nga politikanët Made In Jugosllavia, por nga vetë këmbëngulja e tyre për të fituar atë që na takon. Koha po tregon se LSDM është ajo që ka qenë, VMRO mbetet ajo që ishte dhe drejtuesit e partive shqiptare mbeten përsëri vasal dhe sahan lëpirës që për përfitime personale kanë keqpërdorur besimin e shqiptarëve, kanë bërë pazare mbi kurrizin e çështjeve kombëtare. Shqiptarët janë sakrifikuar tepër për ekzistimin e Maqedonisë si shtet, tashmë ajo është në NATO, dhe ne duhet të hedhim vështrimin për zgjidhjen e halleve tona kombëtare dhe ekonomike. Që shqiptarët mos të quhen popull 20%, e nesër mos të jemi 16%. Votuesit shqiptar e pas viteve 1990, asnjëherë se kanë imagjinuar që partitë e tyre do t’ju bënin thirrje që në raundin e parë të votohet kandidati sllavomaqedonas, e po ja erdhi edhe kjo ditë. Mos valle jetojmë ende në Maqedoninë komuniste e Jugosllavisë?

E ardhmja nuk e dimë se çfarë befasirash na ofron, por një gjë është e sigurt se historia mban shënime dhe na vendos në vendin që meritojmë në bazë të kontributeve që kemi dhënë gjatë jetës sonë.


Loading...
loading...