“Bombë” e re: Këshilltari i ministrit të bujqësisë kërcënon inspektorin nga Ohri (Audio)

Një bisedë audio inçizim skandaloz mes Tome Mojsovskit, këshilltar i ministrit të bujqësisë Trajan Dimkovski dhe i punësuar në inspektoratin në Ohër është publikuar sot nga Ekonomski Lider, transmeton Zhurnal.

Në këtë audio inçizim dëgjohet se si Mojsovski, i cili llogaritet si një nga njerëzit më të afërt të ministrit, i thotë inspektorit nga Ohri që të shlyejë koncesionin, ndërsa nëse nuk e
bënë këtë, do ta detyrojë të japë dorëheqje.StrugaLajm

“Nëse nuk e bënë atë që të them dorëzo kërkesë dhe jep dorëheqje. Tjetër nuk kam çfarë të të them vëlla, derisa nuk vijnë disa gjëra më të mëdha, të lutem përshkak teje dhe
përshkak familjes tënde, nesër do të takohemi, ti je një djalë i ri, unë jam më i vjetër, të tregova dy gjëra, e para gjithçka të pastrosh dhe të tërhiqesh dhe e dyta nëse nuk
mundesh të tërhiqesh kërko një zgjidhje tjetër djalosh, kjo nuk është mirë as për ty as për Ohrin, as për ministrin e as për shtetin tonë”, kërcënon mes tjerash këshilltari i ministrit të bujqësisë, Tome Mojsovski.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...