Bredh i Vitit të Ri prej njerëzve pritet rekord Guines në sheshin “Maqedonia”

Sheshi “Maqedonia” nesër do të jetë vend ku shkupjanët do të përpiqen të vendosin rekord të ri Guines për bredhin më të madh të Vitit të Ri në botë i formuar prej njerëzve.

Formimi i bredhit të Vitit të Ri prej njerëzve, siç kumton qyteti i Shkupit, është pjesë e programit të “Uniterlend”.

“Ngjarja do të pasurohet me program muzikor-argëtues, ndërsa për disponimin e mirë të pjesëmarrësve do të kujdeset Beni Shaqiri dhe ‘Nonstop’. Ejani të argëtohemi dhe ta bëjmë bredhin e Vitit të Ri më të madh në botë prej njerëzve”, thonë nga Qyteti i Shkupit.

Për momentin, bredhi më i madh prej njerëzve sipas Guniesit është bërë në Indi në vitin 2015, me 4.030 pjesëmarrës, ndërsa nesër edhe Shkupi do të përpiqet të hyjë në librin Guines të rekordeve.StrugaLajm

Qyteti i Shkupit i fton të gjithë të interesuarit të vijnë në shesh dhe t’i bashkangjiten këtij organizimi.

In : Aktuale

Loading...
loading...