Brenda në qytetet e Italisë do të ngasësh makinën me 30 në orë

 

E para ishte Olbia, por Bolonja është i pari qytet i madh deri më tani që ka vendosur të ulë kufirin e shpejtësisë në rrugët urbane në 30 kilometra në orë. Nga 1 korriku nis periudha e tranzicionit për të arritur këtë qëllim. Më shumë se 500 tabela do të vendosen nëpër rrugë.

Megjithatë sanksionet do të fillojnë nga janari. Kjo kohë, nga Korriku në Janar është vendosur për të mësuar njerëzit me ndryshimin.StrugaLajm

Kryebashkiaku i Bolonjës, Matteo Lepore, shpalli fillimin e projektit, duke e quajtur atë një revolucion për të përmirësuar cilësinë e jetës së njerëzve dhe rritjen e sigurisë. Përveç Olbias dhe Bolonjës, Milano është një tjetër qytet italian që planifikon të bëhet një qytet 30 kilometra në orë, duke filluar nga viti 2024.

In : Aktuale

Loading...
loading...