Bruno Ceka jep dorëheqjen nga Kongresi Panshqiptar Amerikan

Bordi i KPA-së zgjodhi Dr. Eglantina Kica dhe Z. Genc Mulliqi si bashkë-kryetarë të përkohshëm deri në Kuvend.

AA210027-FB3B-46B4-8EB8-ED34C9CD3ECB.jpeg

WASHINGTON D.C.: 18 muaj mbasi mori kryesimin e organizatës lobiste Kongresi Panshqiptar Amerikan (PAAC), dhe, 5 muaj mbasi u zgjodh Kryetari Qendrës Kulturore Shqiptaro Amerikane të Texasit, dorehiqet kryetari Bruno Ceka.

Kështu të paktën shkruajti ai vet në llogarinë e tij, në rrjetin social Facebook, duke i justifikuar të dy dorëheqjet me arsyen e njeëjtë se tani ai ka për të shpenzuar më shumë kohë me familjen. :

“Të dashur Bashkatdhetare dua t’ju njoftoj se sot më datën 19 Prill 2022 jap dorëheqjen si Kryetar i Kongresit Pan Shqiptarë në Washington D.C. për të shpenzuar më shumë kohë me familjen. Zoti ju Bekoftë!”StrugaLajm

Në, ndërkohë, simbas satusit për të mos krijuar “vakium” nga dorëheqja e “parpitur” e zotit Ceka, Kongresi Panshqiptar Amerikan (KPA), reagoi menjëherë duke ndërmerr hapin e ardhshëm, dhe paralajmëruar Kuvendin Zgjedhor.

Në dekleratën e saj KPA, thotë Drejtorët e Kongresit Panshqiptar Amerikan mbajtën takimin e Bordit në të cilin vendosën për të lëvizur dhe përparuar organizatën në shërbim të kauzave në SHBA dhe tokat shqiptare në Ballkan.

Drejtorët u pajtuan t’a caktojnë mbajtjen e Kuvendit gjatë gjysmës së dytë të majit. Në Kuvend do të zgjedhen Kongresistët e rinj që do të përfaqësojnë segmente të larmishme të komunitetit shqiptar në Amerikë. KPA do të bëjë të ditur datën e saktë pasi të jenë kryer të gjitha parapërgatitjet.StrugaLajm

KPA në dekleratë falënderoi Z. Bruno Ceka, për punën e deritashme dhe pranoi dorëheqjen e tij nga të gjitha fuksionet në organizatë.

Njëhereshit, Bordi i KPA-së beëhet e ditur se zgjodhi Dr. Eglantina Kica dhe Z. Genc Mulliqi si bashkë-kryetarë të përkohshëm deri në Kuvend.

Në dekleratën e saj, organizata lobiste Kongresi Panshqiptar Amerikan (PAAC), fton të gjithë aktivistët dhe bashkëatdhetarët nga komuniteti shqiptaro-amerikan dhe përtej të bashkangjiten për të promovuar dhe çuar përpara vlerat dhe interesat e popujve amerikanë dhe shqiptarë si në SHBA ashtu në Europë.

Ndërsa, për informata shtesë thuhet në këtë deklerat ju mundet të vizitoni www.thepaac.org ose shkruani tek [email protected].

/Beqir SINA – New York/

In : Aktuale

Loading...
loading...