Bujar Osmani fitoi përballë Arben Taravarit ja rezultatati përfundimtar

Nga 99.80% të votave të numëruara nga votimet e djeshme për zgjedhjen e presidentit në Maqedoninë e Veriut, kandidatja e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska Davkova ka krijuar një epërsi të thellë të dyfishtë me 362.561 vota apo 40,09 % përballë Stevo Pendarovskit, kandidatit të koalicionit “Për Ardhmëri Evropiane” të prirë nga LSDM që fitoi 180.216 vota apo 19,93%, përcjell INA.

Mbani në kontroll Psoriasis dhe Egzemën në kushte shtëpieBlogLexo më shumë

Disa keshilla ne lidhje me PsoriasisBlogLexo më shumëStrugaLajm

by Taboola

Sponsored LinksStrugaLajm

Një garë e ashpër u zhvillua edhe midis dy kandidatëve në taborin shqiptar, ku kandidati i “Fronti Evropian” të prirë nga BDI, Bujar Osmani që fitoi 120.846 vota apo 13,36%, ndërsa kandidati i opozitës shqiptare VLEN, Arben Taravari ka fituar 83.321 apo 9,21%.

Nga këto rezultate, kandidatët shqiptarë fituan mbi 204 mijë vota.

Presidenti i ri do të zgjidhet në balotazh (raundin e dytë zgjedhjeve) që do zhvillohet më 8 maj, ku do të shkojnë dy kandidatët Siljanovska-Davkova dhe Pendarovski, kjo pasi në raundin e parë kërkohet që presidenti të zgjidhet me 50 për qind të votave, me kushtin që pjesëmarrja në zgjedhje të jetë mbi 40 për qind e elektoratit.

Këto zgjedhje njëherësh janë vlerësuar si shumë të rëndësishme për partitë politike, pasi rezultati që do të arrijnë ato do të jetë test për zgjedhjet parlamentare, që do të mbahem më 8 maj, së bashku me raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski theksoi se dalja e votuesve ka qenë afër 49%, ndërsa të drejtë vote kishin 1.814.317 votues.

In : Aktuale

Loading...
loading...