Bujar Osmani: Ja pse BDI del e vetme në zgjedhje? (VIDEO)

Përfaqësuesi i lartë i BDI-së, Bujar Osmani ka folur për Euronews Albania rreth asaj se përse partia e tyre do të hyjë e vetme në këto zgjedhje, pa ndonjë koalicion me ndonjë subjekt tjetër shqiptar.

Ai thotë se në rradhë të parë ,vlerësimi i BDI -së është se shqiptarët nuk kanë nevojë për më shumë se dy parti politike. “Nuk duhet të ketë një parti politike për shkak se kjo do sillte një situatë të monizmit,por më shumë se dy parti do fragmentonte tepër korpusin shqiptarë dhe do të dobësonte përfaqësimin e tyre në Parlament “ka deklaruar përfaqësuesi i lartë i BDI -së Osmani. Sipas tij nëse BDI deri tani është përfaqësuese e shqiptarëve në Qeveri,ka nevojë për një parti që do përfaqësojë frymën opozitare që të garojnë njëra me tjetrën. “Prandaj ne vlerësuam se duhet të dalim vetë si parti më e madhe e shqiptarëve kurse i ftuam fraksionet e vogla opozitare që të bëhen bashkë në një koalicion,në një listë që mos përçajmë dhe mos fragmentojmë më tepër trupin politik shqiptar”u shpreh ai Osmani ka përmendur vitin 2016 gjegjësisht zgjedhjet e fundit Parlamentare. Atë kohë sipas tij partitë dolën me pesë ose gjashtë lista shqiptare dhe humbëm 10 deputetë “Thirrja jonë është shumë e sinqertë që këto fraksione kryesisht që janë të dala nga partitë amë, të gjejnë mënyrën tejkalimit të ambicieve personale dhe karrieriste dhe të bëhen me një listë që të munden shqiptarët të kenë më shumë deputetë”ka deklaruar Bujar Osmani.(INA)StrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...