Bujar Osmani: Ka keqkuptime, degët nuk propozuan bartës listash

Degët e BDI-së nuk kanë propozuar bartës listash, por vetëm emra për kandidatë për deputet. Kështu ka deklaruar zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, pas njoftimeve që dolën dje në media për bartës listash në Njesinë zgjedhore 1 dhe 2.

“Ka pasur keqkuptime në media, sepse Degët nuk kanë të drejtë të propozojnë bartës listash, por vetëm emra për që do të jenë pjesë e listave. Bartësit e listës i vendos kryetari i partisë dhe Kryesia”, ka shpjeguar Osmani.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...