Bujar Osmani: Të enjtën do të sillen kufomat e tragjedisë

Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, në profilin e tij në facebook ka shkruar se pas komunikimit që ka kryer sot me prokurorin bullgar Z. Sarafov, kanë arritur marrëveshje për dorëzimin e kufomave, raporton gazeta KOHA.

“Dua të informoj se dorëzimi i kufomave të bashkëqytetarëve tanë që humbën jetën në këtë tragjedi nga instituti i mjekësisë ligjore në Sofje planifikohet për të Enjten 2 dhjetor 2021. Qeveria bullgare u përgjigj pozitivisht kërkesës sonë që transporti të bëhet me avion të R. Bullgarisë deri në aeroport të Shkupit të njëjtën ditë ose të nesërmen E Premte 3 dhjetor, prej ku me protokoll shtetëror do dorëzohen familjarëve nëpër shtëpitë e tyre. Për detajet tjera mbetem në komunikim të drejtëpërdrejtë me familjarët dhe opinioni do të informohet në kohë”, ka shkruar Osmani në facebook. StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...