Bujqët e Kalishtit padisin shtetin,shkaku ariu!

Bujqët e Kalishtit të Strugës kanë ngritur padi individuale ndaj shtetit,sepse të mbjellat e tyre me misër në masë të madhe u dëmtuan nga ariu.Avokati Ardit Mustafai potencon se bujqët e Kalishtit u përcaktuan për këtë hap për faktin se shteti mbron me ligj këtë kafshë të egër dhe për pasojë duhet të marr përsipër mbrojtjen e të mbjellave apo dhe kompenzimin e dëmeve.Mustafai sqaron se në Kalishtë janë më shumë se 10 bujq që kanë paditur shtetin dhe të njëjtin presin që drejtësia të vendos në favor të tyre.(Strugalajm.com)

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...