”Naftë e gjelbër”për bujqit në Maqedoni

Janë siguruar mjetet për “naftën e gjelbër” por Ministria e bujqësisë ende nuk ka konfirmuar afatin respektivisht nëse bujqit do të furnizohen me të deri në mbjelljen pranverore.

Ministri i bujqësisë, Lupço Nikollovski shprehet se në seancën e ardhshme të Qeverisë pritet të miratohet programi për pagesat e drejtpërdrejta ku parashikohet edhe nafta e bujqve, por shton se tek tani duhet të vërtetohet nëse do të mund të aplikojnë bujqit që kanë marrë subvencione vitin e kaluar apo vetëm ata që kanë aplikuar për subvencione për këtë vit.

Gjatë javës së ardhshme, pas rregullimit të detajeve teknike, siç u shpreh ministri do të dihet kush dhe si do të furnizohet me naftën e gjelbër.

Procedura për naftën e gjelbër është në fazën finale. Programi dhe dispozita për pagesa të drejtpërdrejta ku përfshihet metodologjia e pagesës së masës së re, që është miratuar sipas ndryshimeve të Ligjit për naftë të gjelbër, të martën do të jenë në seancë qeveritare. Me këtë vendim, “nafta e gjelbër” bëhet masë e re në vet programin vjetor për pagesa vjetore”. – theksoi Lupço Nikollovski- ministër i bujqësisëStrugaLajm

Masa pritet të përfshijë 55 mijë bujq ndërsa parashikohet që me mjete shtetërore të mbulohen 30% të shpenzimeve për furnizim me karburant për mekanizim bujqësor. Mjetet janë siguruar dhe programuar në buxhetin e Agjencisë pagesore. Me qëllim që ta shfrytëzojnë “naftën e gjelbër”, bujqit do të kenë llogari transaksioni dhe kartela të posaçme debitore nga bankat. Nga Ministria e bujqësisë më tej thonë se është përgatitur metodologji për çdo kulturë në veçanti. Ministri Nikollovski sot në konferencë shtypi njoftoi gjithashtu se në konkursin e fundit për ndarjen e tokave shtetërore bujqësore mbi 3 hektarë për investime në kapacitetet përpunuese kanë arritur 51 aplikacione, prej të cilave 39 i plotësojnë kushtet. Investimet e përgjithshme të këtyre ofertave janë 15,5 milionë euro. Pas konkursit vijon ankandi elektronik ku ata që kanë plan më të mirë biznesi, do ta fitojnë tokën./Alsat-M/

In : Aktuale

Loading...
loading...