Buka sërish do të shtrenjtohet!

Çmimi i bukës së bardhë në Maqedoninë e Veriut mund të arrijë deri në 40 denarë. Në Mal të Zi, çmimi është rritur nga 50 në 65 cent, paralajmërime për shtrenjtime vijnë nga Kosova dhe Shqipëria, ndërsa Serbia ka kufizuar çmimin e bukës më të lirë në 23 denarë deri në prill

Fisnik PASHOLLI

Shkup, 4 shkurt- Përfaqësuesit e kompanive prodhuese të bukës dhe mullisëve paralajmërojnë rritjen e çmimit të bukës si rrjedhojë e shtrenjtimit të energjisë elektrike dhe gazit në 35 denarë. Në Mal të Zi çmimi është rritur nga 50 në 65 cent, paralajmërime për shtrenjtime vijnë nga Kosova dhe Shqipëria, ndërsa Serbia ka kufizuar çmimin e bukës më të lirë në 23 denarë deri në prill. Kryetari i këtij biznesi pranë Odës ekonomike, Goran Malishiq thotë se sidomos furrat industriale më të vogla po shënojnë humbje të mëdha, mirëpo edhe kapacitetet më të mëdha ballafaqohen me humbje, andaj mund të ndodhë që për shkak të humbjeve ato të ndërpresin punën, ndërsa nga ana tjetër në përgjithësi ky sektor ka edhe marzhat e vogla.Advertisements

“Harxhimet e mëdha në dy muajt e kaluar lëvizin në muaj prej 30 mijë dhe mbi 300 mijë euro në varësi të madhësisë së kompanisë. Vetëm furnizimi me lëndë të parë është shtrenjtuar për 70 për qind, dy herë është shtrenjtuar rryma ndërsa gazi edhe për 200 për qind, ndërsa ne duhet të kalkulojmë këto harxhime, për shkak se në të kundërtën rrezikojmë të dështojmë si biznes”, thekson Malishiq.

Për të sqaruar më tej situatën e vështirë të furrtarëve, ai thekson se në Serbi prej nga importojmë mbi gjysmën e nevojave për miell është rritur çmimi i miellit për dhjetë për qind jo si rrjedhojë e shtrenjtimit të grurit por të energjenseve. Njëherësh shton se është rritur nga 25 në 75 denarë një metër kub gaz që nënkupton edhe rritjen e harxhimeve për disa qindra mijë euro të kapaciteteve më të mëdha prodhuese në bukës në vend. Zbutja e këtij problemi shikohet me vazhdimin e ndihmës shtetërore për bizneset. Nga Industria e mullisëve dhe furrtarëve vlerësojnë se çmimi më i shpagueshëm i bukës për to do të ishte 35 denarë për bukën që tani kushton prej 25-28 denarë.

KOSOVA DHE SHQIPËRIA DO TË SHTRENJTOJNË BUKËN!

Në ndërkohë, paralajmërime për shtrenjtimin e miellit dhe bukës vijnë edhe nga shtetet fqinje. Në Kosovë këto çmime do të rriten, në rast se merret vendimi për shtrenjtimin e energjisë elektrike, ka paralajmëruar Shoqata e Mullisëve të Kosovës. Ata kanë kërkuar që të mos shtrenjtohet çmimi i rrymës për mullinjtë e bluarjes së grurit. Është thënë se çmimi i bukës do të arrijë deri në 1 euro. Alarmin për këtë po e ndez edhe opozita. Kryetari i Partisë Demokratike, Memli Krasniqi, tha se çmimi i bukës mund të shkojë deri në një euro, nëse nuk ndërmerr masa qeveria. Shoqata e Mullisëve të Kosovës ka dërguar komente në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) lidhur me propozimin për shtrenjtimin e energjisë elektrike në Kosovë.

Nga kjo shoqatë kanë kërkuar që të mos shtrenjtohet energjia elektrike. Në të kundërtën sipas tyre do të ketë shtrenjtim të çmimit të miellit dhe bukës. “Në koston e prodhimit të miellit ndikim të madh ka energjia elektrike. Shoqata e Mullisëve të Kosovës kërkon që të mos ketë shtrenjtim të energjisë elektrike për fabrikat që merren me bluarjen e grurit dhe misrit nga se prodhojmë lëndën e parë themelore që ndikon në standardin e popullatës dhe nëse shtrenjtohen energjia elektrike për këtë degë industriale duhet të jeni të vetëdijshëm se do të pasojë shtrenjtimi i lartë i miellit dhe i bukës si pasojë e shtrenjtimit të energjisë elektrike”. Shoqata e Mullisëve thotë se për shkak të numrit të madh të furrave në Kosovë që rrjedhimisht ka sjellë konkurrencë të madhe, çmimi i bukës në Kosovë nuk është ngritur për dallim nga vendet e rajonit.StrugaLajm

Edhe nga Shqipëria po vijnë paralajmërime për rritje e çmimit të bukës. Shqipëria mund të preket sërish nga një rritje e çmimit të bukës dhe nënprodukteve të grurit për shkak të rritjes së çmimeve në vendet nga importojmë, por edhe kufizimit të shitjeve për shkak se ulet sasia e prodhimit. Abdyl Sinani, ekspert në fushën e ushqimit, shprehet se kjo ndodh për shkak të varësisë së lartë që kemi ndaj importit të grurit dhe prodhimit të ulët në vend, i cili nuk plotëson kërkesën konsumatore. Profesori Sinani sqaron se parandalimi i rritjes së çmimit të bukës dhe nënprodukteve të tjera, bëhet përmes ndërhyrjes së shtetit, duke blerë rezerva në pikun e prodhimit, si dhe duke kontrolluar kompanitë që tregojnë miellin. Aktualisht në Shqipëri prodhohen mesatarisht 300 mijë ton grurë në vit, nga 600 mijë që është prodhuar përpara viteve ‘90, ndërsa importohen 233 mijë ton. Vendet kryesore nga importohet janë Rusia, Ukraina, SHBA, etj.

SERBIA NGRIN ÇMIMIN E BUKËS, MALI ZI E SHTRENJTON

Në ndërkohë qeveria serbe ka miratuar vendimin në fillim të muajit nëntor të vitit të kaluar me të cilin deri në fund të muajit prill 2022 vendos prodhimin e obligueshëm dhe qarkullimin e bukës nga mielli tip 500, me çka çmimi me pakicë i bukës nga ky miell përkufizohet në 46 dinarë apo 23 denarë, me mundësi të zgjatjes së kësaj mase edhe më tej. Pjesëmarrja e kësaj buke në strukturën e furnizimeve me të gjitha llojet e bukëve tek çdo tregtar, duhet të jetë së paku 30 për qind, që të pamundësohet ikja nga zbatimi i kësaj dispozite.

Presim që në muajt prill apo maj të vijë deri tek kthesa në tregjet botërore dhe çmimet e drithit ”të kthehen në normalitet”, ndërsa besojmë se sivjet do të kemi të korra të mira, andaj edhe çmimi do të fillojë të ulet ndërmjet muajit maj dhe korrjeve, thotë kryetari i Shoqatës së furrtarëve në Serbi, Zoran Pralica .Lidhur me çmimin e bukës, ai shton se furrtarët nga rezervat e shtetit në dhjetor kanë fituar sasitë e para të kontraktuara prej 20 mijë ton të nevojshme për tre muaj për prodhimin e bukës, me çka kanë blerë miell nga shteti me çmime të subvencionuara prej 33 dinarë apo 16.5 denarë së bashku me TVSH. Pjesa tjetër do të blihet për periudhën deri në mesin e muajit maj.

Në Mali të Zi prej 10 janarit janë shtrenjtuar llojet themelore të bukës nga 50 në 65 cent të bukës. Paraprakisht nuk është vazhduar vendimi qeveritar për ngrirjen e çmimeve të bukës që vlente prej korrikut 2021 deri më dhjetor 2021. Shoqatat e mullisëve dhe furrtarëve kanë përshëndetur vendimin e qeverisë të mos vazhdojë dispozitën për kufizimin e çmimeve të llojeve themelore të bukës, që sipas tyre ju ka shkaktuar humbje të mëdha në prodhimtari në tre muajt e fundit të vitit 2021. (koha.mk)

In : Aktuale

Loading...
loading...