Burgu i Teferiçit do shndërrohet në Burg për gra:Ministri paralajmëron nga Struga pas takimit me drejtorin Ardit Mustafai

Ministri i Drejtësisë, Igor Filkov, ishte për një vizitë pune në KPD Struga, që është i tipit të hapur, ku nga drejtori i burgut, Ardit Mustafai, u informua për kushtet, kapacitetet, burimet njerëzore dhe mundësitë për resocializimin dhe rehabilitimin e të dënuarve.

“Kemi zhvilluar një takim pune, i pamë gjendjet dhe kapacitetet e burgut. Rikthyem idenë për një burg tërësisht për femra, me atë që shumë gjëra do të përshtateshin dhe i gjithë seksioni femëror i burgut Idrizovë do të transferohej këtu. Kemi diskutuar këtë ide për një kohë, shpresojmë të marrim mbështetje nga të gjithë partnerët dhe të mund ta realizojmë së shpejti. Ideja për burg për femra do të thotë tërësisht femëror, ndërsa të burgosurit aktualë do të transferohen në ndonjë burg tjetër. U dakorduam që të përgatitet një projekt dhe atëherë do të dimë se sa fonde do të jenë të nevojshme,” tha Filkov, duke theksuar se në asnjë burg në vend gjendja nuk është e mirë dhe nuk është investuar për dekada,” deklaroi ministri i Drejtësisë Igor Filkov.StrugaLajm

KPD Struga ka kapacitet për 60 persona, ndërsa aktualisht 21 persona po vuajnë dënimin me burg. Duke qenë se bëhet fjalë për një burg të hapur, të dënuarve u mundësohet të angazhohen në punë. Ideja është të ndërmerret përgatitja e një projekti me qëllim përcaktimin e implikimeve financiare dhe që burgu të përshtatet tërësisht për nevojat e popullatës së burgosur femërore. Në këtë mënyrë synohet rritja e sigurisë së të burgosurave dhe distancimi i plotë nga problemet me të cilat përballen në KP Idrizovë. Njëkohësisht, të burgosurit ekzistues të Strugës do të ri-shpërndahen në institucione të tjera burgore.

In : Aktuale

Loading...
loading...