Burimet e Belicës janë shterur-Struga ujin me kufizime:Nasufi: Duhet ndërgjegjësim i qytetarëve

Janë shterur burimet në Belicës të Epërme nga ku Struga furnizohet me ujë të pijshëm. Vera e thatë dhe mungesa e reshjeve e kanë bërë të veten, ndaj tani kanë mbetur vetëm burimet në Shum. Për këtë, Ndërmarrja Publike e Ujësjellësit ka filluar me kufizime nga mesnata deri në pesë të mëngjesit, në mënyrë që të sigurohet sasi e mjaftueshme e ujit gjatë ditës. Reshjet e fundit mund ta përmirësojnë pak situatën, por nuk mjaftojnë.

“Duhet të zgjidhet. Gjithçka është e mundur, për sa kohë që dëshironi”, u shpreh një qytetar.

Autoritetet lokale në Strugë para disa vitesh paralajmëruan zgjidhjen e problemit të ujit të pijshëm, sipas shembullit të Ohrit, me nxjerrjen e ujit nga Liqeni i Ohrit. Uji paraprakisht filtrohet dhe klorohet, përpara se të arrijë te shfrytëzuesit. Drejtori i Ujësjellësit, Dashmir Nasufi, thotë se ky projekt është ende në lojë dhe se janë në bisedë me kompanitë që kryejnë aktivitete të tilla. Ai gjithashtu apelon për vetëdijesim më të madh të qytetarëve.StrugaLajm

Gjatë periudhës së verës në Strugë uji është vjedhur në masë të madhe. Qindra vjedhje u zbuluan në zona të ndryshme të komunës, kur banorë të pandërgjegjshëm ujisnin oborret apo kopshtet e tyre, gjë që vetëm sa e komplikon situatën. Ekspertët theksojnë se ekziston mundësia e shfrytëzimit të burimeve nënujore nga liqeni, në shtrirjen pranë fshatit Kalishtë, duke ngritur stacion pompimi dhe filtra adekuat për pastrim. I gjithë investimi do të shkonte në rreth gjysmë milioni euro. Në këtë mënyrë do të ketë 4 herë më shumë ujë sesa duhet.

In : Aktuale

Loading...
loading...