ÇARJE NË QEVERI. BDI e LSDM me mosmarrëveshje

 

Përplasja tjetër ishte mes zëvendëskryeministrit për çështje evropiane, Bujar Osmani dhe ministres për Punë dhe Politike Sociale, Milla Carovska. Se nuk ka koordinim as brenda kabinetit qeveritar treguan akuzat e Carovskës kundrejt BDI-se, zyrtarët e së cilës, siç aludoi ministrja e MPPS, kanë vjedhur 19 milionë euro nga Fondi për Sigurim Pensional dhe Invalidor i  Maqedonisë

Vedat MEMEDALIU

Shkup, 1 shkurt – Koalicioni qeveritar LSDM-BDI, përkundër deklaratave zyrtare se funksionon pa probleme, duket se ka të çara serioze. Sa më shumë ofron dita e shpalljes së zgjedhjeve presidenciale dhe paqartësive nëse do ketë edhe zgjedhje të parakohshme parlamentare, zyrtarë të lartë të të dyja partive nuk përmbahen me selamet që i dërgojnë njëra-tjetrës për shumë çështje të caktuara që nuk po arrihen marrëveshje, shkruan gazeta KOHA.StrugaLajm

Së fundmi, BDI e Ali Ahmetit ka heq dorë nga presidenti i përbashkët konsensual me LSDM-në, pasi kjo e fundit nuk e shpërfilli thirrjen e hapur të partisë shqiptare më të madhe në Qeveri për një marrëveshje për zgjedhjet presidenciale. Jo më larg se të mërkurën mbrëma, vet Ahmeti tha se BDI në zgjedhje do të futet ose me kandidat të vetin, ose bashkë me partitë tjera shqiptare. Megjithatë, ishte nënkryetari i LSDM-së, Muhamet Zeqiri, i cili javë më parë tha se partia e Zaevit do të ketë kandidatin e saj, ndërsa u bëri thirrje partnerëve të koalicionit që ta mbështesin LSDM-në, ose të nxjerrin kandidat të tyre. Madje, siç u interpretua, LSDM nuk do të pranojë asnjë kusht nga asnjëra parti politike, duke aluduar kështu në “kandidatin konsensual” të kërkuar prej BDI-së.

Përplasja tjetër ishte mes zëvendëskryeministrit për çështje evropiane, Bujar Osmani dhe ministres për Punë dhe Politike Sociale, Milla Carovska. Se nuk ka koordinim as brenda kabinetit qeveritar treguan akuzat e Carovskës kundrejt BDI-se, zyrtarët e së cilës, siç aludoi ministrja e MPPS, kanë vjedhur 19 milionë euro nga Fondi për Sigurim Pensional dhe Invalidor i  Maqedonisë. Dy ditë më vonë doli se këto mjete nuk janë vjedhur, por se të njëjtat, nga shtylla e dytë pensionale, janë paguar në shtyllën bazë për shlyerjen e pensioneve.StrugaLajm

“E kam patjetër të them se ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska, kishte një deklaratë të pafat, e cila hapi mundësi për spekulime spektakolare lidhur me atë se çfarë ka ndodhur në Fondin Pensional për gjoja keqpërdorim të mjeteve dhe kur me ministrinë, por edhe me vet Fondin kontrolluam dhe vërtetuam se nuk bëhet fjalë për keqpërdorim të as edhe 1 denari nga mjetet e pensionistëve dhe nga vetë Fondi Pensional, por u konfirmua se ka paqartësi si rrjedhojë e disa pengesave administrative dhe si rezultat i qeverisë së mëparshme që të ulen shpenzimet e kontributeve e nga kjo të nënkuptohet se ato para nuk i janë dërguar shtyllës së dytë pensionale”, tha Osmani në një pres konferencë në Qeverisë, ndërsa paralajmëroi se, për dëmin që është bërë nga deklarata e Carovskës, për të gjithë politikanët, por edhe mediat të cilët e involvuan BDI-në në këtë lajm të rrejshëm, nëse për 24 orë nuk kërkojnë falje publike, do të ngriten padi kundër tyre me qëllim që të dëshmojmë të vërtetën.

Me Carovskën, BDI duket të ketë pasur probleme edhe më herët. Që para dy muajve kur e njëjta paralajmëroi se në Ligjin për mbështetje sociale, do të hiqet pagesa për fëmijën e tretë. Pas presionit publik, BDI tha se nuk e mbështet propozimin e Carovskës, ashtu siç nuk e mbështet edhe propozimin për pension minimal për të gjithë ata qytetarë të moshës mbi 62 vjeç, të cilët  gjatë jetës së tyre, kanë stazh pune të paktën një ditë pune të paraqitur në Fond. Propozimi në fjalë ishte me hile, pasi në kohën e monizmit, ndonjë tek tuk shqiptarë ka qenë i punësuar i rregullt në ndërmarrjet shtetërore të asaj kohe. Edhe fushata për zgjedhje tashmë ka nisur dhe kjo lehtë shihet nga promovimet që në opinion promovohen ndaras. Ministrat e LSDM-së në krye me kryeministrin në qytete të ndryshme të vendit, reformat ekonomike i promovojnë pa ministrat shqiptarë, konkretisht pa ministrin e BDI-së të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi. Promovuesi kryesor në gjithë këto tubime politike paraqitet vet Zaevi i shoqëruar nga zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev, si dhe ministrat tjerë të LSDM-së.

Edhe komunikatat për të arriturat e Qeverisë tashmë nuk vijnë nga Qeveria, por nga selia e LSDM-së, e cila shumë pak apo aspak nuk e përmend meritat e gjithë koalicionit qeveritar, por vetëm ato të LSDM-së. Ditëve në vijim, pas refuzimit të LSDM-së për kandidat konsensual, duket se mosmarrëveshjet dhe akuzat ndërmjet BDI-së dhe partisë së Zaevit do të thellohen. Sidomos tani kur BDI është shprehur kundër zgjedhjeve parlamentare, ndërsa një përgjigje konkrete nga LSDM nuk ka ende. (koha.mk)

In : Aktuale

Loading...
loading...