Çdo vit një “Strugë” i ik Maqedonisë

Qyteti i Strugës në regjistrimin e fundit kishte 15 mijë banorë, që do të thotë se çdo vit Maqedonisë i largohet një Strugë. Ndryshe nga Enti Shtetëror i Revizionit, statistikat tregojnë një numër akoma më alarmant për migrimin.

Sipas numrit “një” të Statistikave, rreth 15 mijë shtetas braktisin vendin çdo vit. Ndërkaq, revizioni pak ditë më parë zbardhi të dhëna shqetësuese për eksodin e kuadrit të arsimuar.

Sipas raportit të Entit të Statistikave, prej vitit 2013 deri në vitin 2021, Maqedonisë së Veriut i kanë ikur mesatarisht nga 2.500 persona në vit me arsim të lartë, për të cilët shteti ka investuar rreth 725 milionë euro. Por, sipas statistikave, ky numër është shumë më i lartë.(Strugalajm.com)StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...