Çeliku:Nga çka tremben struganët që nuk protestojnë ?

Gjyle Çeliku

Protestohet kundër EVN-së në shumicën e qyteteve të Maqedonisë së Veriut, ku kësaj protestë fatkeqësisht nuk i bashkangjitet Struga… Lind pyetja nga çka tremben struganët? Nga diktatura që dominon atje, apo kryetari i komunës nuk i përkrah dhe i kontrollon?
Unë u gëzova që këshilli inicues në Kërçovë ishte takuar me kryetarin e komunës, kryetarët e degëve të të gjitha partive dhe kishin ofruar njëzëri përkrahje, por madhështorja është që kryetari i Komunës së Gostivarit Arben Taravari si të gjithe qytetarët doli që nga protesta e parë bashkë me qytetarët pa pritur fotografi dhe pa shikuar parti.
Uroj që nesër të dalin të gjithë kryetarët e komunave të të gjitha partive, të gjithë anëtarët e partive, ndërsa pushtetarët e qeverisë e kanë borxh që të zgjidhin hallin e qytetarëve nga qeveria.
DILNI PROTESTONI DHE PËR HALLET E JUAJA ASNJËHERË MOS NDALONI!
Qytetari është vetë shteti, ai të ndërton, ai të rrëzon!StrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...