‘’Cenka Group’’nga Struga, rrit bashkëpunimin me partnerët nga Gjermania

Partneri nga Gjermania i ‘’Cenka Group’’, gjatë vizitës në ambientete e kësaj kompanie ka ndar përshtypje më të mira për bashkëpunimin më këtë kompani nga Struga  si dhe për  nevojën e rritjes së partneritetit edhe në të ardhmen. Menaxherja e kësaj kompanie nga Gjermania,  shprehu mirënjohje për të punësuarit në ”Cenka Group” për angazhimin dhe profesionjalizmin e treguar në raport  me klinetelën.Gjatë bashkëbisedimit’ ndërmjet dy kompanive u ra dakordë për rritjen e numrit të të punësuarve jo vetëm në Strugë’ por edhe në qytetet e tjera të Maqedonisë. Tashmë prej kohësh në Strugë, funksionon një kompani që ofron shërbime biznesi nëpërmjet telefonit në gjuhën gjermane’ e cila përvec se ka punësuar 10 persona nga Struga, ka objektiva  të tjera zhvillimore.Kjo ndërmarrje është themeluar nga ‘’Cenka Group’’,në bashkëpunim me partner nga Gjermania .Pasi janë koonsoliduar në këtë aktivitet ‘’Cenka Group’’,synon që nga viti në vit të rris performancën si duke rritur numrin e të punësuarëve, ashtu edhe  në zgjerimin e ofertës ndaj partnerëve nga Gjermania.(Strugalajm.com)StrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...