ÇËSHTË SHTETI UNITAR, I RRUGËS?!

ÇËSHTË SHTETI UNITAR, I RRUGËS?!
(II)Vazhdim
Prof.dr.Xhevdet Nasufi/Strugalajm.com
Nëse i referehohemi ideologjisë dhe definimit të unitarizmit si koncept e që aq shumë e dëgjojm sot në rrugët e Maqedonsë, kujtesakthehet në ish Jugosllavin komuniste dhe në Marëveshjen Kornizë të Ohrit.E para,unitarizmijugosllavo-komunist konsistonte në ndërtimin e shtetit të përbashkët të sllavëve të jugut,koncept i cili agravoi më vonë në krijimin e shteteve separate të federatës jugosllave,ama me përbërje sllave. Ky unitarizëm sot po propagohet rrugëve të Maqedonisë si ide-dogm,ama edhe përqeverisje të fuqishme qendrore të një etnitetit(në Jugosllavi ishte hegjemonia e srbëve)me individ,klientell dhe oligarhi të fuqishme.Kjo pastaj lehtësisht transferohet në unitarizëm centralist qëfillon të sulmojë josllavët(pa paragjykuar këtu etnosin e askujt),zhvillimin, kulturen, shkencën, treaditën, historin e të tjerëve,ama aktualisht në vetëm të Shqiptarëve. Kjo ishte arsyeja (u satanizuan skajshmërisht Shqiptarët dhe Kroatët në ish Jugosllavi) që Jugosllavia të fshihet nga harta botërore e shteteve.E dyta,Marëveshja e Ohrit u bë mes shqiptarëve dhe maqedonasve,për pozitën e Shqiptarëve,andaj edhe janë nën te nënshkrime e shqiptarëve:Arben Xhaferi, Ymeri Ymeridhe maqedonasve: BorisTrajkovski,Lupço Georgievski, BrankoCrvenkovski,por edhe përfaqsuesve të posaçëm të SHBA dhe BE(jo të Rusisë), Perdiu dhe Leotar. Kytani më është fakt me vlerë historike për Shqiptarët dhe Maqedonët,por jo edhe si realitet praktikë për shqiptarët. Andaj edhe u prodhua Deklarata, apo Platforma “famoze” e Tiranës, që ka mundur dhe është dashur të jetë më ndryshe dhe më e fuqishme.
Miq të dashur,Njëri ndër parimet themelore të Marëveshjes së Ohrit është decid: “Sovraniteti dhe integriteti teritorial i Maqedonisë dhe karakteri unitar i shtetit janë të pashkelshëm dhe duhet të ruhen. Nuk egzistojn zgjidhje territoriale për çeshtje etnike”. Çuditërisht, për këtë koncept të ndërtimit të shtetit të Maqedonisëishte edhe UÇK që bëri luftën në vitin 2001, dhe nuk kërkoi zgjidhje teritoriale të çështjes (lexonikomunikatat e publikuara të sajë) së Shqiptarëve në Maqedoni. Kjo, edhe më fuqishëm i vërtetua në zhvillimet e më vonshme politike po të kësaj strukture ushtarake,tani më politike, sot e pesmbëdhet vjet më parë.
Në këtë vijimsi për të kuptuar dhe interpretuar më mirë parimin e shtetit unitar të instaluar dhe definuar në Marëveshjen e Ohrit, është e preferueshme ti referohemi një çikë doktrinës si sublim ipërvojave të demokracive liberale,përvoj e cila me pashembullsi u deformua dhe dazavijua nga pansllavizmi,duke e interpetuar të njejtën si privelegj dhe benefit për popujt sllav dhe federatave të tyreshtetëbërëse.Vall, këtë deformim idiotesk nuk e shpreh më së miri shembulli i Kosovës dhe shqiptarëve,të cilëve dhepse për kah numri i popullatës në ish Jugosllaviishin të tretët , shtetsin ata e paguan me gjak dhe djersë.
Pra, shtet unitar konsiderohet çdo shtet që ka rregulliminjuridiko-kushtetues unik dhe të pandarë në njëren anë në tërë hapsirën e vet, e që qeveriset nga një pushtet që është edhe mbartës i sovranitetit të tij, në anën tjetër. Asocimi për rrugët e Maqedonisë: Vall,pse e tërë kjo zhurmë kur askush nuk kërkoi tjetër rregullim kushtetues, e as zbatim tjetër të sistemit juridik në teritorin e shtetit të Maqedonisë? Vall, pse dikush me ngulm po e kërkon këtë kur vetë shqiptarët tanipërtani nuk e kërkojn këtë?
Konkretisht, unitariteti i verifikuar me Marëveshjen e Ohrit është dëshir e përbashkët e shqiptarët dhe maqedonasve që ta praktikojn shtetësin në Maqedoni(është nebuloze ideja e VMRO-së për ndërtimin e qeverisë pa shqiptarët që ja afrojn LSDM-së me forcë).
Dhe më në fund një konkludim tejet i qartë,por sipas meje edhe tejet indikativ: Gjatë tërë kohës së pas luftës së 2001 politikbërsit shqiptar jo që nuk e kanë cenuar në asnjë moment dhe mënyrë unitetin e definuar të shtetit në Marëveshjen e Ohrit, por mjerisht, pothujse tërë autorizimet, detyrimet për ushtrimin e sovranitetit shtetëror, apo elementet thelbësore të tijë i,a kanë “mbart” VMRO-së dhe liderit të sajë. Analizat gjithpërfshirëse këtë fakt mund ta verifikojnme lehtësi, dhe sa më parë të bëhet kjo, do jetë më mirë për të gjithë, por edhe për vet shtetin. Pajtushmëria, apo moskundërshtimi i shum të bërave dhe të pabërave nga shqiptarët politikbërës në Maqedoni çerekdecenien e fundit jo që kq dëmtuar shqiptarët, ka dëmtuar vet shtetin dhe maqedonasit. Sot e tërë kjo po kthehet si bumerang për të gjithë,ama sekrilegji(cenimi dhe përdhunimi ) i shqiptarëve që po ndodh në rrugë,media dhe pushtetmbajtësit maqedonasështë neveritës. Është e pakuptimt se në tërë këtë hollokaust çkërkon deklarata e Ali Ahmetit se kriza politike në Maqedoni nuk ka gjasa të zgjidhet, apo vendosmëria që në këtë baltë-qeveri,të mbaj me forcë qeveritarët e vet. Mendoj dhe gjykoj, e tërë kjo duhet analizuar mirë që të mos vijojajo që po bëhet sot Maqedoniskundër shqiptarëve. Ky denigrim është argument shum i fuqishëm që mundet të indikojë shkëputjen e fijeve të kohezionit ndëretnik mes shqiptarëve dhe maqedonasve,apo që të mendohet se demokracin dhe sovranitetin eshtetit të Maqedonisë ta mbron dhe ta ushtroi Rusija e Putinit,apo skenarët tjerë makabër.StrugaLajmStrugaLajm

StrugaLajm

Loading...
loading...