Çfarë dihet për historinë e Strugës?

Rrethi i Strugës bën pjesë në rajonet në të cilat ka banuar në lashtësi fisi ilir i enkeleasve. Përmendet në burimet bizantine të shek.XI, ndërsa në shek.XVI njihej si treg i drithit që eksportohej deri në Lezhë.StrugaLajm

E. Çelebiu përmend në shek.XVII Ustrugën buzë liqenit. Në gjysmën e dytë të shek.XIX Struga shndërrohet në një qendër të rëndësishme tregtare e zejtare me rreth 550 shtëpi dhe 236 dyqane, që lidhej me qytetet e Shqipërisë së Mesme. Përfaqësuesit e popullsisë së Strugës morën pjesë në Kuvendin Kombëtar të Vlorës më 1912. Po në këtë vit qyteti dhe rrethi i tij u pushtuan nga ushtria serbe dhe më 1913 iu aneksuan Mbretërisë së Serbisë.
Më 1945 Struga ngeli në pushtetin komunist të Jugosllavisë titiste, ndërsa pas shpërbërjrs së Jugosllavisë dhe pavarësimit të Maqedonisë më 1991, Struga ngeli përsëri jashtë teritorit shqiptar si shumica e trojeve etnike shqiptare të ndara padrejtsisht në Konferencën e Londrës të 1913 dhe me Marrëveshjen e Jaltës më 1945, kur u ndanë kufijtë e Europës nga Fuqitë e Mëdha.StrugaLajm

Përgatiti Medai Shaholli
nga Enciklopedia e Lirë

In : Aktuale

Loading...
loading...