Çfarë do bëj Maqedonia e Veriut me kanabisin e konfiskuar miliona euro

Maqedonia e Veriut ka depozituar kanabis medicinal të sekuestruar me vlerë të lartë nga veprimet e mëparshme që ka bërë ndaj personave juridikë të cilëve u është hequr licenca pas veprimeve të policisë, por nuk dihet nëse do të mund ta shesë.

Vitin e kaluar, më 15 dhjetor, MPB-ja njoftoi se policia dhe prokuroria kompetente, dhe me urdhër të gjykatës së Gostivarit, ka sekuestruar një sasi e përgjithshme prej 4.341 kilogramë marijuanë në vlerë mbi 10 milionë euro. Marihuana është sekuestruar pas vendimit të Qeverisë për heqjen e licencës për kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore të një personi juridik për shkak të parregullsive të konstatuara në operim.

Nga Agjencia për Menaxhimin e Pasurisë së Konfiskuar vetëm na kanë thënë se sasia mbahet në kazermën në Gjorçe Petrov, pa u përgjigjur se cili mund të jetë rezultati i mëtutjeshëm.

Prokuroria Themelore Publike ka saktësuar se sasitë e konfiskuara nuk mund t’i nënshtrohen asnjë veprimi tjetër derisa të përfundojë hetimi dhe procesi gjyqësor, por pa një përgjigje konkrete se çfarë do të ndodhë kur të përfundojë.StrugaLajm

Nuk ka përgjigje as komisioni nga Ministria e Shëndetësisë për dhënien e licencave personave juridikë për kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore.

Nga Ministria e Brendshme na thanë se kompetencat e tyre mbarojnë me përfundimin e aksionit, pa vendosur nëse sekuestrimi do të shkatërrohet apo do të ketë një fat tjetër. Në vitet e kaluara qeveria u ka dhënë qindra licenca personave juridikë për kultivimin e kanabisit, dhjetëra kanë humbur ndërkohë interesin për të operuar për shkak të mosplotësimit të kushteve të eksportit dhe disa prej tyre janë gjetur në konflikt me ligjin.(INA)

In : Aktuale

Loading...
loading...