Çfarë do të bëhet me universitetet e panevojshme pas paralajmërimit të Koço Angjushevit?

Ndonëse së fundmi zv/kryeministri, Koço Angjushev paralajmëroi, ende nuk u ndërmor asnjë hap drejt mbylljes së universiteteve të panevojshme në vend ose procesit të evaluimit të institucioneve të arsimit të lartë. Ministria e Arsimit dhe Shkencës thotë se gjendja duhet analizuar.

Momentalisht nuk mund të deklarohemi se a do të ketë ndryshim në numrin e institucioneve të larta arsimore, për shkak se secili vendim ose iniciativë merret dhe duhet të merret pas analizave kredibile të gjendjes në arsim dhe nevojës reale që të bëhet diçka. Vendimin përfundimtar e sjell Qeveria”-thonë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Sipas profesorit, Xheladin Murati universitetet e shumta private, që dolën si kërpudhat pas shiut, u themeluan për të nxjerrë kuadro me grada shkencore, por pa vlera. Andaj sipas tij, është e patjetërsueshme të shqyrtohet ekzistenca e të njëjtave.

Sipas normave pedagogjike, 1 universitet duhet të funksionojë në 700 000 banorë. D.m.th. Maqedonia duhet të ketë afërsisht 3 ose 4 universitete dhe jo 30 sa i ka sot. Në këtë drejtim, mendoj se është e arsyeshme të bëhet rishqyrtimi i hapjes së universiteteve dhe universitetet të mos hapen vetëm pse dikush ka mbetur pa punë e të bëhet rektor, universitetet të mos hapen vetëm pse duhet të kemi studentë pa vlerë, pa dije, me diploma, por universitetet të hapen me arsyetim të fuqishëm shkencor, pedagogjik dhe ekonomik”-pohoi Xheladin Murati, profesor.StrugaLajm

Studentët të bindur se mungon cilësia, kërkojnë që të ulet numri i universiteteve, paralelisht me përmirësimin e kushteve nëpër konviktet shtetërore, lehtësimin e transportit dhe ndarjen e bursave pa diskriminime.

Gjithmonë e kemi mbështetur qëndrimin tonë që universitetet nuk duhet të jenë vetëm për kuantitet, por për kualitet. Kjo nënkupton se ne jemi kundër numrit shumë të madh të universiteteve në Maqedoninë e Veriut, duke e pasur parasysh se të gjitha universitetet publike dhe private ballafaqohen me një numër të madh të problematikave”-tha Nermine Hamidi, Kryetare e Unionit Studentor Shqiptar.StrugaLajm

Si aspekt pozitiv do të thosha se është mirë, sepse mundësohet t’i jepet qasje studentëve të gjithë shtetit. Megjithatë dominon aspekti negativ sepse konkurrenca shkon tërësisht në drejtim tjetër, respektivisht universitetet luftojnë që të regjistrojnë numër sa më të madh të mundshëm të studentëve dhe me këtë të arrijnë profit sa më të madh për universitetet. Kjo gjithsesi shpie në një konkurrencë jolojale”-pohoi Dushko Donçev, kryetar i Parlamentit Studentor pranë Fakultetit Juridik “Justiniani i Parë”.

Në vend ka 28 institucione të arsimit të lartë, 6 prej të cilave universitete shtetërore dhe të tjerat private ndërsa, 1 institucion jo-profitabil publiko-privat (UEJL), 4 shkolla të larta profesionale, 4 institute shkencore (ku organizohen studime të ciklit të dytë), dy fakultete fetare e kështu me radhë. Në programin qeveritar thuhet se arritja e cilësisë së arsimit të lartë do të jetë prioritet, pasi pakujdesia ka çuar në mbi-prodhimin e diplomave, pa dije konkurruese dhe aftësi. “Do të hetohet cilësia e studimeve të disperzuara dhe universiteteve private dhe nevoja”, theksohet në program.

Anesa Salihu

In : Aktuale

Loading...
loading...