Çfarë do të ndodhë në Maqedoni nëse rikthehet karantina?

Megjithëse nuk kanë statistikë të saktë, ekonomistët e Maqedonisë tregojnë se karantina në vendet evropiane nuk do të ketë efekt aq të fortë në ekonominë maqedonase, pasi siç thonë ata, këto masat janë shënjestruar për industri specifike, me të cilat kompanitë maqedonase nuk kanë shumë lidhje

Shkup, 16 nëntor – Instituti i Berlinit për Kërkime Ekonomike (DIV) ka informuar se masat e reja të karantinës që javë më parë hynë në fuqi në Gjermani, do ti kushtojë ekonomisë gjermane rreth 19.3 miliard euro. Masa të tilla, si dhe lajmërimi për karantinë edhe në vende tjera të Europës, do të ndikojnë edhe në ekonominë e brendshme të Maqedonisë, e sidomos të atyre kompanive që janë të përfshira direkt në çfarëdo lidhje me shtetin gjerman apo edhe me vendet tjera evropiane. Pavarësisht parashikimeve që do të krijohen në Gjermani për shkak vendimit për karantinë njëmujore, në Maqedoni deri tani nuk ka parashikime as të përafërta se sa do të ishin dëmet ekonomike, as prej karantinave të reja në vendet evropiane, as prej vendimit të tanishëm për masat e reja në vend, të ngjashme me kufizimet pranverore.

Vështirë të parashikohen humbjet nëse rikthehet karantina
On Nën 16, 2020
11
Share
Megjithëse nuk kanë statistikë të saktë, ekonomistët e Maqedonisë tregojnë se karantina në vendet evropiane nuk do të ketë efekt aq të fortë në ekonominë maqedonase, pasi siç thonë ata, këto masat janë shënjestruar për industri specifike, me të cilat kompanitë maqedonase nuk kanë shumë lidhje, edhe pse nuk përjashtohen mundësitë e humbjeve indirekte

Arbër KADRIU

Shkup, 16 nëntor – Instituti i Berlinit për Kërkime Ekonomike (DIV) ka informuar se masat e reja të karantinës që javë më parë hynë në fuqi në Gjermani, do ti kushtojë ekonomisë gjermane rreth 19.3 miliard euro. Masa të tilla, si dhe lajmërimi për karantinë edhe në vende tjera të Europës, do të ndikojnë edhe në ekonominë e brendshme të Maqedonisë, e sidomos të atyre kompanive që janë të përfshira direkt në çfarëdo lidhje me shtetin gjerman apo edhe me vendet tjera evropiane. Pavarësisht parashikimeve që do të krijohen në Gjermani për shkak vendimit për karantinë njëmujore, në Maqedoni deri tani nuk ka parashikime as të përafërta se sa do të ishin dëmet ekonomike, as prej karantinave të reja në vendet evropiane, as prej vendimit të tanishëm për masat e reja në vend, të ngjashme me kufizimet pranverore.StrugaLajm

RELATED POSTS

Nën 16, 2020StrugaLajm

Nën 16, 2020

Nën 16, 2020
Sipas llogaritjeve nga Instituti i Berlinit për Kërkime Ekonomike (DIV), masat e reja të karantinës në Gjermani, do ti kushtojë ekonomisë gjermane 19.3 miliarda euro. Gjatë mbylljes njëmujore, sipas DIV-it, furnizimet ushqimore mund të humbin rreth 5.8 miliard euro, industria e argëtimit, institucionet sportive dhe kulturore do të humbasin 2.1 milionë euro, tregtia me 1.3 miliardë, ndërsa industria e lehtë 5.2 milionë euro. Humbje priten dhe në shërbimet e logjistikës dhe furnizimet.
Megjithëse nuk kanë statistikë të saktë, ekonomistët e Maqedonisë tregojnë se karantina në vendet evropiane nuk do të ketë efekt aq të fortë në ekonominë maqedonase, pasi siç thonë ata, këto masat janë shënjestruar për industri specifike, me të cilat kompanitë maqedonase nuk kanë shumë lidhje, edhe pse nuk përjashtohen mundësitë e humbjeve indirekte.

“Masat e reja kufizuese po mbyllin pjesë të ekonomisë në Gjermani dhe vendeve tjera evropiane e që mund të ndikojnë në mënyrë indirekte në ekonominë tonë. Shumica e shërbimeve ose eksporti dhe tregti që ne bëjmë, janë në industri të tjera, si automobilizmi, tekstili dhe disa industri ushqimore. Prandaj nuk po them që nuk do të kemi humbje, por kur një industri zvogëlon ngarkesën e saj të punës, industria do të ndikojë edhe në vendet e tjera. Mirëpo, në Maqedoni pak ndikime pritet të kemi. Mendoj se kompanitë vendase që bashkëpunojnë me Gjermaninë ose vendet tjera evropian, duhen të jenë në kontakt të vazhdueshëm me bashkëpunëtorët, të jenë një hap me zhvillimet për të monitoruar situatën dhe për të përcaktuar dëmet. Ndonjëherë mund të mos i merrni të gjithë të dhënat, sepse kompanitë atje mund të mos i dinë të gjithë lajmet, dhe masat mund të ndryshojnë nga dita në ditë, por për shkak të kësaj, kompanitë duhet të monitorojnë mirë situatën”, thotë Mile Boshkov, kryetar i Konfederatës së Biznesit në Maqedoni. Karantina e re në Gjermani tashmë ka mbyllur restorantet, baret, teatrot dhe kinematë, qendrat sportive, ndërsa zvogëloi udhëtimet. Ndërmarrjet u këshilluan të punojnë nga shtëpitë, pishinat gjithashtu u mbyllën, ndërsa ngjarjet sportive realizohen pa spektatorë. Vetëm shkollat dhe kopshtet vazhdojnë të jenë të hapura.
DIV-i berlinez është i bindur se vitin e ardhshëm, ekonomia gjermane do të filloj të rimëkëmbet, por vetëm me kusht që të ketë kontroll efektiv mbi përhapjen e koronavirusit. Qeveria gjermane ndërkohë ka miratuar pakot ndihmës ndaj kompanive që kanë pritur rritje të xhiros në nëntor. Në kompanitë më të vogla që kanë 50 të punësuar, shteti do ti kompensojë 50 për qind të harxhimeve, ndërsa 70 për qind të kompanive më të mëdha. Humbje do të ketë gjithandej, paralajmëron DIV-i berzilnez, ndërsa fitime do të shënojë vetëm industria farmaceutike, ajo ushqimore. Për ekonomisë e Maqedonisë, ekonomistët thonë se e rëndësishme është e dhëna se sa prodhojmë produkte të llojeve që eksportojmë në Evropë. “Në përgjithësi është e vështirë të bësh parashikime, sepse jo të gjitha të dhënat arrijnë në institucione zyrtare. Nga ana tjetër, ne si vend nuk prodhojmë sa duhet për të përmbushur nevojat e brendshme dhe kjo është arsyeja pse karantina në Gjermani dhe vendet tjera evropiane nuk do të lë pasojë të mëdha në ekonominë tonë. Fundja, statistikat në vendet evropian bazohet në të dhëna realiste, ndryshe nga ne këtu, sepse kështu pandëshkueshmëra dhe mungesa e kontrollit institucional na bëjnë që të mos mbledhim të dhëna të mjaftueshme dhe të saktë.

Tashmë është thënë se pjesa e ekonomisë gri është mjaft e madhe, por saktësisht se cilat produkte janë përfshirë në të, nuk e dimë akoma”, shprehet Mile Boshkov. Megjithatë, të gjithë e thonë se nuk kemi asnjë shenjë se krizën shëndetësore dhe atë ekonomike do ta kalojmë shpejt. Përkundrazi, gjendja po përkeqësohet. Ish-zëvendësguvernatorja e Bankës Popullore, Maja Kadieska-Voinoviç, ka thënë për mediat maqedonase se kriza shëndetësore dhe ekonomike e shkaktuar nga pandemia Covid-19 nuk do të jetë afatshkurtër dhe se kjo pandemi që mund të zgjasë deri në dy vite të plota. Sipas saj, në një krizë ekonomike siç është tani – më e rëndësishme është reagimi i Qeverisë dhe politikat e besueshme do të krijojnë efekte pozitive në ekonomi. “E rëndësishme është se si krijuesit e politikave ekonomike trajtojnë goditjet”, thotë Kadievska-Voinoviç, ndërsa shton se për të krijuar politika të besueshme dhe të mira, është e nevojshme të kemi mirëkuptim dhe përgjegjësi nga të gjitha palët.
Në Maqedoninë e Veriut, që në fillim të kësaj krize, janë miratuar disa pako masash për të shpëtuar ekonominë dhe në të njëjtën kohë – ata nuk ndryshonin shumë nga masat e marra nga shumica e vendeve evropian.

Fokusi në përgjithësi është në ruajtjen e vendeve të punës dhe parandalimin e rënies së mëtutjeshme të pagave. Grupi i parë i masave ishte për sektorët më të prekur – turizmin dhe transportin. Në grupin e dytë Qeveria zgjeroi fushën dhe vendosi të financojë pagën për punëtorë që punojnë në kompani e që kanë më shumë se 30 për qind ulje të të ardhurave, pavarësisht sektorët ku ata veprojnë.

In : Aktuale

Loading...
loading...